Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se mbrëmë në orën 21 e 45 në rrugën Shaban Palluzha në Mitrovicë dy persona të panjohur të cilët kishin qenë në një veturë në lëvizje e sipër kanë shtënë me armë në drejtim të një personi tjetër.
Vetura e viktimës është goditur nga dy plumba. Njëri nga të dyshuarit është arrestuar nga policia dhe të njëjtit i është konfiskuar pistoleta me fishekë me të cilën dyshohet se është shtënë në rastin në fjalë.
Personi i kapur nga Policia është dërguar në mbajtje derisa tjetri është ende në arrati. Rasti është cilësuar si “vrasje në tentativë”
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se dy persona të panjohur nga vetura në lëvizje kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij, ku si pasoj vetura është goditur dy plumba. Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe nga i njëjti është konfiskuar një pistoletë me dy fishekë që dyshohet të jetë përdorur në rast. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër gjendet në arrati”, thuhet në njoftim.