Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka shkruar në Twitter për vizitën e tij sot në Kosovë dhe Serbi së bashku me të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe këshilltarët e Macronit, Scholzit dhe Melonit.
Në postimin e tij tregon se me të dy palët janë pajtuar për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve, ndërkohë që paralajmëron vazhdimin e bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.
Bashkë me këshilltarët e Francës, Gjermanisë dhe Italisë për politikë të jashtme dhe këshilltarin e posaçëm të DASH-it, Escobar, udhëtuam në Kosovë dhe Serbi sot për të diskutuar hapat drejt normalizimit të marrëdhënieve të tyre të bazuar mbi propozimin tonë. Kjo nënkupton gjithashtu zbatimin e plotë të të gjitha marrëveshjeve. Së shpejti planifikoj vazhdimin e bisedimeve tona”, ka shkruar Lajçak në Twitter.