Avokati i ish-pjesëtarit të Policisë së Kosovës, i dyshuar për krime lufte ka bërë ankesë në Gjykatën e Apelit të Kosovës ndaj vendimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës për masën e paraburgimit kundër të pandehurit Sllagjan Trajkoviq.
Ai ishte arrestuar me 15 dhjetor të vitit 2022 nga Policia e Kosovës si i dyshuar për krime lufte.
Derisa me 16 dhejtor Prokuroria Speciale kishte kërkuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës caktimin e masës së paraburgimit.
Më 17 dhejtor Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit kundër të pandehurit Sllagjan Trajkoviq.
Familjarët e Trajkoviqit kanë treguar se avokati ka apeluar vendimin për zgjatjen e paraburgimit dhe ka kërkuar që të caktohet arrest shtëpiak ose të trajtohet në Spitalin e Mitrovicës. Sipas familjarëve Sllagjani ka probleme shëndetësore.
Sllagjan Trajkoviq ndodhet në Burgun e Sigurisë së LArtë në Grdovac, afër Podujevës.
Bashkëshortja e tij Suzana tregon se e kanë vizituar dhe se është më mirë se të enjten e kaluar, kanë bërë një tubim mbështetës.
Nga Gjykata e Apelit nuk janë deklaruar lidhur me ankesën në fjalë.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.