Kryeministri Albin Kurti i ka pritur sot në takim pesë emisarët ndërkombëtarë të cilët janë duke qëndruar për vizitë në Kosovë.
Në pamjet që ka publikuar vetë qeveria, Kurti dëgjohet duke iu treguar atyre për situatën me vërshimet nëpër disa komuna të Kosovës të cilat janë shkaktuar nga të reshurat e mëdha të shiut.