Vërshimet që ndodhen ditën e sotme në Kosovë shkaktuan dëme të konsiderueshme. Lumenjtë e dalë nga shtrati pamundësuan lëvizjen e qytetarëve dhe të makinave.
Dëme nga vërshimet pësoi edhe këngëtari Avdyl Mziu. Atij iu shkatërrua studioja.
Gazeta Insajderi ka kontaktuar Mziun, i cili bëri të ditur se dëmi i shkaktuar llogaritet të jetë afro 5 mijë euro.
“Po, shkaku i vërshimeve më është shkatërruar studioja muzikore. Dëmet përafërsisht janë rreth 5 mijë euro” – tha Mziu.
Ndryshe, si rezultat i reshjeve të shumta të shiut kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme.
Ekipet emergjente janë duke u përpjekur t’i ndihmojnë qytetarët të cilët janë bllokuar nëpër shtëpitë dhe lokalet e tyre.