Komuna e Drenasit ka kërkuar nga mbarë qytetarët që të evitohet dalja e shpeshtë për shkak të vështirësimeve për qarkullim si pasojë e vërshimeve të krijuara si rezultat i reshjeve të shiut.
Në njoftimin e lëshuar në këtë komunë, bëhet e ditur se Ekipet Emergjente dhe Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjente po bënë zhbllokimin e kanalizimeve, shkruan Demokracia.com.
“Komuna e Drenasit njofton të gjithë qytetarët, se pas të reshurave të vazhdueshme të shiut, disa rrugë, sidomos mbi ura dhe të rrethi në dalje të qytetit, janë bërë vështirë të kalueshme, ndaj kërkojmë nga qytetarët që të kenë kujdes dhe të evitojnë zonat ku ka rrezik qarkullimi”, thuhet në njoftimin e komunës.
“Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, u bënë thirrje qytetarëve që të shmangin daljet pa nevojë dhe t’i shmangen rreziqeve në rrugët ku vërshimet janë me të dendura. Lladrovci ka kërkuar që qytetarët të kenë mirëkuptim e bashkëpunim, për të tejkaluar gjendjen e krijuar nga të reshurat e dendura të shiut”, vijon ndër të tjera njoftimi i komunës.