Dhomat e Specializuara të Hagës kanë ndryshuar datën e mbajtjes së konferencës përgatitore të prokurorit të Specializuar për seancën e gjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Data e parë e për mbajtjen e konferencës përgatitore u caktua më 17 shkurt nga prokurori i specializuar Matthew Howling , në ditën e përvjetorit të 15-të të Pavarësisë së Kosovës dhe shkaktoi reagime të shumta në opinion. Data e re e konferencës përgatitore është vendosur më 15 shkurt.
Konferenca e fundit përgatitore për seancën e gjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së u mbajt më 18 janar dhe u vendos që gjykimi të fillojë në muajin mars.
Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.