Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, bashkë me deputeten e kësaj partie, Ganimete Musliu, kanë konfirmuar se janë njoftuar nga Policia e Kosovës se emri i tij edhe i Musliut është përmendur në të njëjtin rast me deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës për tentim për atentat.
Ata kanë thënë se nuk ndihen të frikësuar dhe se iu besojnë organeve te sigurisë dhe drejtësisë në Kosovë.
Nuk kanë treguar nëse iu është ofruar mbrojtja e afërt nga Policia e Kosovës dhe nuk kanë dyshime për askënd përfshirë edhe kundërshtarët politik.