Kryeministri shqiptar Edi Rama ka njoftuar për një takim të udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor në Davos të Zvicrës në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror.
Pjesë e takimit ishte edhe kryeministri Albin Kurti, si dhe liderë tjerë të rajonit.
Rama tha se temë bashkëbisedimi ishte “Dialogu në Ballkanin Perëndimor”. Por, në tavolinën ku u fol për dialog nuk ishte prezent presidenti serb Aleksandar Vuçiq.