Nga Davosi, presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë se marrëveshja e synuar nga faktorët ndërkombëtarë mes Kosovës dhe Serbisë, mund të arrihet “pasnesër’.
Ai, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me deklaratat e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti se pret një marrëveshje mes Kosovës e Serbisë në muajt e ardhshëm, ka thënë se kjo është e mundur nëse Kurti heq dorë, siç është shprehur ai, nga idetë separatiste
Kur është pyetur se si e sheh Rezolutën e Parlamentit Evropian për harmonizimin e politikës së jashtme, Vuçiq ka thënë se është më pak i interesuar për këtë gjë e më shumë i interesuar për pjesën ku thuhet e Kosova e pavarur është një proces i pakthyeshëm.
Vuçiq ka deklaruar se 2023 do të jetë një ndër vitet më të vështira në historinë moderne për Serbinë, në kuptimin ekonomik dhe politik.