Ish-kryeministri Avdullah Hoti më herët kritikoi kryeministrin Albin Kurti se në Davos të Zvicrës, ku po mbahet Forumi Ekonomik me shumë udhëheqës botërorë, po bën thirrje për investitorë dhe në anën tjetër bën paralajmërime për konflikt, duke thënë se kjo nuk shkojnë bashkë.
Për më tepër, Hoti përmendi edhe organizimin e një minikonference për investime, për të cilën tha se e paguan një kompani konsulente 58,341.19 franga zvicerane pa asnjë procedurë prokurimi.
Por, në dhomën tjetër, kërkon nja 70 trupa më shumë të KFOR-it nga Finlanda, edhe pse KFOR-i e rrit dhe e zvogëlon numrin e ushtarëve brenda natës sipas nevojës që ka. Çfarë mesazhe janë këto dhe çfarë promovimi i investimeve është ky?! Kush po e këshillon kështu?! Kah na shpie kjo qasje në fushën e politikës dhe të ekonomisë?!”, ka shkruar Hoti.
Për këtë i ka reaguar zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, duke e pyetur Hotin se me çka nuk është i kënaqur, duke radhitur disa pika.