Gjatë jetës së tij i shpëtoj disa atentateve, të cilat u organizuan në vende të ndryshme. Xhavit Haliti në emisionin “n’Demos” ka rrëfyer për disa prej tyre, e që sipas tij kanë qenë dy arsye se pse kanë dashur ta vrasin.
“Janë dy lloj përpjekjesh, ato të UDB-së, të cilat janë faktuar në shumë intervista të punonjësve të tyre, këto kanë ndodhur pas arrestimeve të vitit ’85 në Prishtinë, përpjekja e dytë ka qenë minimi i banesës time në Cyrih. Ky vendim ishte marrë nga Petar Graqanin, një ish ministër i mbrojtjes, së bashku me Sllobodan Millosheviqin, pas informimit që ja kanë bërë UDB-ja, lidhur me përgatitjen që janë bërë për ta vrarë Sllobodan Millosheviqin”, ka thënë ai.
Fati më i madh, Haliti thotë se ka qenë kur në banesën e minuar nuk ka pësuar askush nga familja e tij, teksa ka treguar edhe arsyet se pse sipas tij, ky dhe bashkëveprimtarët e tij u bën cak të atentatorëve serbë.
“Për aq sa kam marrë vesh, atentatet apo goditjet e tilla nuk janë bërë asnjëherë pa përgatitjen e nivelit më të lartë të shtetit, në kohën e Titos ka vendos Tito, në kohën e Millosheviqit ka vendosur Millosheviqi, ata thonin se kinse unë, Xhafer Shatri, Emin Fazlia edhe Enver Hadri kemi bërë përgatitje për vrasjen e Millosheviqit, unë i kam njohur të tre personalisht, por biseda të tilla nuk kemi pasur. Ata, paraprakisht i kanë kompliku përplasjet në mes grupeve shqiptare, ata kanë gjuajtur bombë në banesën e Xhafer Shatrit në Gjenevë e cila nuk ka depërtuar brenda e ka shpërthyer në tokë, ndërsa vendosja e eksplozivit në banesën time, ka qenë shumë i fuqishëm, e ka demolu pothuajse tërë banesën katër katëshe, fati i fëmijëve të mi ka qenë se unë nuk kam qenë në banesë, para shpërthimit kanë thirr në telefon, edhe pas shëprthimit kanë vepruar njësoj e që më pas kanë qesh, edhe pse ishte bërë një dëmtim i madh, nuk ka pasur të vrarë”, është shprehur ai.