GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

S’dihet ende vlera e koeficientit| Kurti lavdërohet me Ligjin për Pagat në Sektorin Publik

17/01/2023
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
S’dihet ende vlera e koeficientit| Kurti lavdërohet me Ligjin për Pagat në Sektorin Publik
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Albin Kurti ka treguar të arriturat e Qeverisë në sektorin publik dhe shëndetësi gjatë vitit 2022.

Kurti në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se gjatë viti të kaluar janë miratuar dy projektligje, ai për Zyrtarët Publikë dhe për Paga në Sektorin Publik.

Përderisa Kurti ka përmendur këtë si të arritur, vlera e koeficientit nuk duhet ende.

“Kemi miratuar dy nga projektligjet më të rëndësishme të reformës së administratës: Projektligji për Zyrtarët Publik; dhe Projektligji për Paga në Sektorin Publik”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Kurtit, pa ndërhyrje:

2022: Qeveria për sektorin publik dhe shëndetësi

Kemi miratuar dy nga projektligjet më të rëndësishme të reformës së administratës:

– Projektligji për Zyrtarët Publik; dhe

– Projektligji për Paga në Sektorin Publik.

Me Ligjin për Zyrtarët Publik kemi krijuar, ndër të tjera, të gjithë mekanizmat e duhur për:

– Rekrutime të hapura për të gjithë nga jashtë dhe brenda administratës publike;

– Rigjenerim dhe përforcim të kapaciteteve njerëzore (mërgata, praktika për të rinjtë e të rejat);

– Hapja e sistemit për pjesëmarrjen e grave dhe vajzave në pozitat drejtuese;

– Përfaqësimin e drejtë të komuniteteve në çdo kategori;

– Mundësi të barabarta për punësimin e personave me aftësi të kufizuara;

– Jetësim i konceptit të karrierës;

– Mundësi reale për ngritje në karrierë përmes mekanizmit të mandateve me kohë të caktuar në nivelet menaxheriale;

– Matje e drejtë e performancës dhe cilësisë.

Me Projektligjin për Paga në Sektorin publik:

– Dallimin mes pagës më të lartë dhe asaj më të ulët e kemi nivelizuar nga 20 herë, në vetëm 4.78 herë;

– Dallimi mes koeficientit më të lartë që është Presidentja, dhe ushtarit të FSK-së është vetëm 3.21 herë; dallimi mes pagës së Kryeministrit dhe ushtarit të thjeshtë është vetëm 2.93 herë;

– Dallimi në mes të Ministrit dhe policit të lartë është vetëm 2.77 herë, ndërsa dallimi mes Kryeministrit dhe policit të lartë është vetëm 2.88 herë;

– Dallimi në mes të kreut të shtetit, Presidentes dhe mjekut specialist është vetëm 1.5 herë;

– Mjeku specialist në institucionet shëndetësore është në të njëjtin raport me sistemin e drejtësisë në gjykatën dhe prokurorinë themelore, dhe të përafërt me Profesorin e rregullt.

Kemi përmirësuar furnizimin me barna: përqindja e furnizimit me barna nga Lista Esenciale e Barnave është rreth 70%, ajo me material shpenzues rreth 90% kurse furnizimi me insulina arriti në 100%.

Zgjeruam mbulimin e trajtimit me terapi nga lista komplementare (për fibrozë cistike).

Funksionalizuam Qendrën Kombëtare të Mjekësisë Sportive.

Funksionalizuam Klinikën e Mjekësisë Fizikale me Rehabilitim Mjekësor.

Hapëm depon e re qendrore të vaksinave.

Për herë të parë siguruam vaksinat kundër HPV.

Miratuam:

-Ligjin për sëmundjet ngjitëse;

– Koncept dokumentin për sëmundjet e rralla dhe atë për shëndetin mendor.

Me udhëzimin administrativ për licencimin e profesionistëve shëndetësorë të huaj lehtësuam procedurat e licencimit të profesionistëve të mërgatës, si dhe të atyre të trojeve të banuara me shqiptarë.

 

Tags: Albin KurtiKoeficienti i pagaveQeveria
ShareTweetShare
Previous Post

KB Prishtina me dizajn të ri të fanellave, i bën kuqezi e me simbolin e shqiponjës

Next Post

Kurti: Qoftë i përjetshëm kujtimi për jetën dhe veprën e Prof. Dr. Edi Shukriut

Next Post
Kurti: Qoftë i përjetshëm kujtimi për jetën dhe veprën e Prof. Dr. Edi Shukriut

Kurti: Qoftë i përjetshëm kujtimi për jetën dhe veprën e Prof. Dr. Edi Shukriut

Lajmet e fundit

Haliti: Nëse brenda muajit nuk arrihet marrëveshje, të dorëzohen mandatet dhe të hapet rruga për zgjedhje!

24/05/2025
Ushtarë bullgarë të KFOR-it trajnohen për kontrollin e turmave dhe trazirave

Ushtarë bullgarë të KFOR-it trajnohen për kontrollin e turmave dhe trazirave

24/05/2025
Aksident në Klinë–Shtupel, Policia në vendngjarje

Aksident në Klinë–Shtupel, Policia në vendngjarje

24/05/2025
Zbulohen 4 laboratorë të falsifikimit të pasaportave shqiptare e greke, 23 në pranga

Zbulohen 4 laboratorë të falsifikimit të pasaportave shqiptare e greke, 23 në pranga

24/05/2025
Kapet me patentë-shofer false të Zvicrës – iniciohet procedurë penale ndaj të dyshuarit në Gjakovë

Kapet me patentë-shofer false të Zvicrës – iniciohet procedurë penale ndaj të dyshuarit në Gjakovë

24/05/2025
Behrami e quan frikacak Kurtin: Nëse keni dyshu deri më sot, tashmë e keni të qartë

Behrami publikon videon e rrallë të Thaçit, e cilëson mbajtjen e tij nga Haga si padrejtësinë më të madhe të shekullit

24/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji

Haliti: Nëse brenda muajit nuk arrihet marrëveshje, të dorëzohen mandatet dhe të hapet rruga për zgjedhje!

24/05/2025
Ushtarë bullgarë të KFOR-it trajnohen për kontrollin e turmave dhe trazirave

Ushtarë bullgarë të KFOR-it trajnohen për kontrollin e turmave dhe trazirave

24/05/2025
Aksident në Klinë–Shtupel, Policia në vendngjarje

Aksident në Klinë–Shtupel, Policia në vendngjarje

24/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.