Asgjë nuk ka shkuar mirë për Maqedoninë e Veriut në Kampionatin Botëror të hendbollit që po mbahet në Poloni e Suedi.
Maqedonia i ka humbur tri ndeshjet në grupin F dhe është ndalur në fazën e parë grupore.
Pas humbjeve nga Norvegjia dhe Holanda, të martën maqedonasit pësuan edhe nga Argjentina. Në ndeshjen në Krakoë të Polonisë, Maqedonia e Veriut u mposht thellë, 35:26.
Ndërkohë në pushimin mes dy pjesëve ka ardhur te një përleshje mes tifozëve të Maqedonisë që ishin në palestër.
Sipas sajtit maqedonas “ekipa.mk”, fillimisht ka pasur një konflikt verbal e më pas edhe përpjekje për konfrontim fizik.
Organizatori ka reaguar duke larguar disa tifozë maqedonas nga arena.