Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë për 6 persona për veprën penale ”Vrasje e rëndë”.
”Pejë, 17 janar 2023 – Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve N.G., B.G., A.G., B.G dhe A.G për kryerjen e veprës penale në bashkëkryerje “Vrasje e rëndë” nga neni 173, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Gjithashtu, ndaj të pandehurve N.G.,A.G., B.G., A.G. dhe B.G., për veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë” nga neni 173 të KPRK-së.
N.G. dhe Y.G., akuzohen për veprën për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim te paautorizuar të armëve” dhe i pandehuri Y.G., për veprën penale ndihma në kryerjen e veprave penale “Vrasje e rëndë” dhe “Vrasje e rëndë në tentativë”.
Sipas aktakuzës se ngritur nga prokurori i shtetit, e cila ka gjithsej 47 faqe, janë arsyetuar dhe përshkruar veprimet e secilit të pandehur në përgjegjësin penale të tyre.
Të pandehurit, N.G., B.G., A.G., B.G dhe A.G., sipas aktakuzës, duke vepruar në bashkëkryerje, e me qellim të hakmarrjes se paskrupullt, kanë privuar nga jeta viktimën F.H., ku fillimisht të ndjerin e sulmojnë dhe e godasin më mjetet të forta dhe me pas e privojnë nga jeta me armë zjarri.
Gjithashtu, të pandehurit N.G.,A.G., B.G., A.G. dhe B.G akuzohen se në bashkëkryerje kanë tentuar ta privojnë nga jeta edhe vëllezërit tjerë të viktimës F.H , duke i goditur në vazhdimësi me mjete të forta dhe duke shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre, me qellim të hakmarrjes se paskrupullt, kanë kryer veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë”.
Aktakuza e prokurorit të shtetit, ngarkon me përgjegjësi të veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim te paautorizuar të armëve” të pandehurit N.G. dhe Y.G.
Po ashtu, i pandehuri Y.G., akuzohet se me veprimet e tij ka ndihmuar të pandehurit tjerë të kryejnë veprat penale “Vrasje e rëndë” dhe “Vrasje e rëndë në tentativë”.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallën fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cilat ju vihet në barrë.
Me kërkesë të Prokurorisë Themelore të Pejës të pandehurit N.G., B.G., A.G., B.G dhe A.G nga muaji prill i vitit të kaluar gjenden nën masën paraburgimit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.