Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Albana Bytyqi, e ka quajtur tmerruese videon e publikuar nga kryeministri Albin Kurti, ku ai e kujton ish-politikanin e vrarë pesë vjet më parë, Oliver Ivanoviq.
Bytyqi i tha Ekonomia Online, se kreu i Qeverisë e ka quajtur Ivanoviq kriminel e tash po e shpall hero, duke e konsideruar këtë ofendim për vendin.
Sipas saj, me deklaratat e tilla kryeministri nuk mund të arsyetohet, madje ajo dyshon se cili është qëllimi i tyre.
“Është tmerrues për ajo çka po flet kryeministri, ku deri dje e ka quajtur kriminale, edhe faktikisht është kriminel përderisa ka kryer krime ndaj shqiptareve, ti sot po e quan një hero, për besë nuk e di çfarë afërsie ka kryeministri me serbët, mirëpo kjo çka po e bën ai është shokuese për neve si qytetarë të Kosovës dhe është ofenduese për vendin tonë. Pikërisht për këtë arsyeje që është dënuar dhe po dihet se çka ka bë, ne nuk mundemi me quajtur hero atë. Hero mundet me quajt Serbia, e jo ne në Kosovë, përderisa kryeministri po i bënë këto dhe ne nuk po kemi si ta arsyetojmë, nuk e di po na qon, ku po del, çka po do me këto deklarata”.
Madje ajo thotë se kurti prej se ka ardhur në pushtet ka qenë kudër UÇK-së. Ajo thotë se po mos të ishte kjo forcë, Kurti nuk do të mund ta shijonte jetë, prandaj edhe duhet të jetë falënderues, raporton EO.
“Qysh prej se ka ardhur në pushte gjithmonë ka qenë kundër UÇK-së, mirëpo tash po e sheh që nuk po mundet me rikthyer këtë patriotizëm. Ai po mundohet tash, nuk po ka qysh me u kthyer që UÇK-ja është emër i artë i Kosovës dhe nuk po mundohet së paku me i përmend këto tri shkrojna të arta dhe nuk e di deri kur do të vazhdojë. Ne e dimë se çka kemi heq, sikurse te mos e kishim pas UÇK dhe forcat e Amerikës nuk e kishim pas këtë jetë, fal UÇK sot kryeministri po e shijon jetën”.
Të hënë Kurti, përmes një video-mesazhi ka theksuar se pesë vjet më parë, Oliver Ivanoviç u vra në rrugët e Mitrovicës.
Në këtë video, Kurti e konsideroi Ivanoviqin si një politikan serb, dhe një person të përkushtuar për të luftuar për interesat e komunitetit dhe qytetit të tij.
Sipas Kurtit, vrasja e Oliverit ndikoi gjithë shoqërinë. Kurti gjatë vitit 2015, atëkohë si kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, pati thënë se i ndjeri ishte angazhuar “për realizimin e planit hegjemon të Serbisë – kolonizimin e Kosovës dhe spastrimi i tij”.