GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Ndërron jetë Edi Shukriu, emër i njohur i historisë dhe arkeologjisë

17/01/2023
në Ballina, Botë, Kosovë, Kronika e zezë, Lajme, Shqipëri
Koha e leximit:3 mins read
Ndërron jetë Edi Shukriu, emër i njohur i historisë dhe arkeologjisë
Share on FacebookShare on Twitter

Sot në moshën 73 vjeçare ka ndërruar jetë Edi Shukriu, një emër i njohur dhe i çmuar në fushën e arkeologjisë, të historisë, të letërsisë, të angazhimeve politike, institucionale dhe kulturore në Kosovë dhe në mbarë hapësirën shqiptare.

Në njoftimin për media të Akademisë së Shkencave të Kosovës bëhet e ditur se varrimi i të ndjerës do të bëhet më 18 janar 2023, ora 15:00, në varrezat katolike të qytetit të Prizrenit.

Mbledhja komemorative do të mbahet në mjediset e ASHAK-ut në orën 11:00, ndërkaq homazhet do të bëhen nga ora 12:00-13:00.

“Me dhembje dhe pikëllim të thellë njoftojmë opinionin se më 17 janar 2023 ndërroi jetë akademike Edi Shukriu, një emër i njohur dhe i çmuar në fushën e arkeologjisë, të historisë, të letërsisë, të angazhimeve politike, institucionale dhe kulturore në Kosovë dhe në mbarë hapësirën shqiptare”, thuhet në njoftim.

Edi Shukriu u lind në Prizren (1950). Shkollimin fillor e të mesëm i kreu në vendlindje, ndërsa studimet për arkeologji në Universitetin e Beogradit (1972). Magjistroi në Universitetin e Beogradit (1979) dhe doktoroi në Universitetin e Prishtinës (1990).

Punoi në Muzeun e Kosovës (1974-1979) dhe nga viti 1979 në Universitetin e Prishtinës, duke ligjëruar kurse në nivelin bazik në Degën e Historisë për arkeologjinë dhe historinë e lashtë.

Themeloi Grupin e Arkeologëve të Rinj “Shtjefën Gjeçovi” të Universitetit të Prishtinës (1986-1990), organizoi ekspedita arkeologjike, inicioi dhe themeloi Degën e Antropologjisë në Fakultetin Filozofik, me Drejtimet Antropologji Kulturore dhe Arkeologji, ku ligjëroi disa lëndë.

Veprimtarinë shkencore dhe profesionale e përqendroi në hulumtimet arkeologjike dhe të historisë antike, në mbrojtjen e integruar të trashëgimisë kulturore dhe prezantimit të trashëgimisë kulturore në vend dhe jashtë, të menaxhimit dhe të shfrytëzimit të saj për zhvillime shoqërore dhe ekonomike.

Udhëhoqi hulumtimet arkeologjike në Vërmicë (1974-1975), Gjonaj (1975), tumat e Porodimes, tumën e Cernicës te Ulpiana (1987) dhe të Komoranit (1974), Kalanë e Veletinit (1986), Gradishën e Vlashnjës (2002) dhe në Ulpianën antike, si hulumtim i parë me bashkëpunim ndërkombëtar në kuadër të kurseve të Universitetit Veror të UP (2006-2010: Stratigraphic Method, Numizmatics: Heritage, Epigraphy speaks, Funeral Archaeology, Archaeology and urbanism). Ishte pjesë e ekipit të hulumtimeve në Kalanë e Prizrenit, Glladnicë te Graçanica, Bajë të Pejës, Romajë dhe Gadime të Epërme.

Evidentoi vendbanimet e fortifikuara në Strezovc, Marec, Gushicë, Vuçak, Godanc, Korishë, Batushë, Harilaç etj.

Ishte një prej themeluesve të Muzeut Arkeologjik në Prizren (1973). Organizoi udhëtimin studimor të Studentëve të historisë në Greqi (1988).

Gjatë viteve ‘90 u angazhua në lëvizjen për liri, krijimin e shtetit të Kosovës dhe zhvillimin e proceseve demokratike dhe njëkohësisht edhe për pjesëmarrjen e gruas në nivelet e vendimmarrjes, në jetën publike dhe për jetësimin e barazisë gjinore. Veproi në Ministrinë e Punëve të Jashtme (1991-1998) dhe ishte deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës (1992-1998), ishte bashkëdrejtuese e Departamentit të Kulturës-UNMIK (2000-2001) dhe ishte deputete e Kuvendit të Kosovës (2002-2004).

Bashkëthemeloi Forumin e Gruas të LDK-së (1990) dhe ishte kryetare e tij (1995-2000), më pas bashkëthemeloi partinë Alternativa Demokratike e Kosovës (2004-2013). Ishte Kryetare e Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore (2009-2012), anëtare dhe më pas Nënkryetare e PEN Qendrës së Kosovës.

Bëri vizita studimore dhe ligjëroi në shumë universitete te në Itali, Amerikë, Austri, Francë, Britani, Belgjikë, Shqipëri, Turqi, Kroaci, Poloni, Spanjë etj.

Edi Shukriu ka një bibliografi të pasur botimesh monografike dhe studimesh nga fusha e arkeologjisë dhe historisë, pastaj vepra letrare, poezi, prozë dhe drama.

Në vitin 2012 u zgjodh anëtare korrespondente e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës dhe në vitin 2020 anëtare e rregullt e saj. Nga viti 2014 është anëtare e Akademisë Europiane të Shkencave dhe të Arteve në Salzburg.

Për vepër jetësore në fushën e trashëgimisë kulturore u dekorua me çmimin Dea Dardanicae të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (2017), Çmimin letrar Beqir Musliu (2019), Çmimin e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës për librin poetik Nënqielli (1990), Çmimin për librin shkencor të vitit Dardania Paraurbane nga Dukagjini (1996).

Tags: Edi Shukriuvdes
ShareTweetShare
Previous Post

LDK-ja fajëson qeverinë për rritjen e importeve nga Serbia në Kosovë

Next Post

Ish-myftiu: Ka persona VIP që kanë shpenzuar 200 mijë euro për një varr

Next Post
Ish-myftiu: Ka persona VIP që kanë shpenzuar 200 mijë euro për një varr

Ish-myftiu: Ka persona VIP që kanë shpenzuar 200 mijë euro për një varr

Lajmet e fundit

Ramadani: Nuk na duhet EULEX-i, zgjatja e mandatit zvogëlon sovranitetin e Kosovës

Ramadani: Nuk na duhet EULEX-i, zgjatja e mandatit zvogëlon sovranitetin e Kosovës

23/05/2025
‘Zinxhiri komandues në UÇK’: Gjykata Speciale pranon disa dokumente për zonën e Llapit

Cilat prova të dëshmitarëve u pranuan në Hagë?

23/05/2025
Irani dhe ShBA-ja kanë shpresë për përparim pas bisedimeve bërthamore

Irani dhe ShBA-ja kanë shpresë për përparim pas bisedimeve bërthamore

23/05/2025
Dy avionë ushtarakë rusë dyshohet se shkelën hapësirën ajrore finlandeze

Dy avionë ushtarakë rusë dyshohet se shkelën hapësirën ajrore finlandeze

23/05/2025
Këto rrugë në Prishtinë bllokohen për rishtresim të asfaltit, punimet përfundojnë më 1 qershor

Këto rrugë në Prishtinë bllokohen për rishtresim të asfaltit, punimet përfundojnë më 1 qershor

23/05/2025
Kuvendi i Shqipërisë nis punën më 29 maj

Kuvendi i Shqipërisë nis punën më 29 maj

23/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Ramadani: Nuk na duhet EULEX-i, zgjatja e mandatit zvogëlon sovranitetin e Kosovës

Ramadani: Nuk na duhet EULEX-i, zgjatja e mandatit zvogëlon sovranitetin e Kosovës

23/05/2025
‘Zinxhiri komandues në UÇK’: Gjykata Speciale pranon disa dokumente për zonën e Llapit

Cilat prova të dëshmitarëve u pranuan në Hagë?

23/05/2025
Irani dhe ShBA-ja kanë shpresë për përparim pas bisedimeve bërthamore

Irani dhe ShBA-ja kanë shpresë për përparim pas bisedimeve bërthamore

23/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.