Aktori i njohur Morgan Freeman është fotografuar me një xhaketë ku mbante flamurin e Kosovës dhe atë të Shteteve të Bashkuara. Fotografia e tij është shpërndarë nëpër rrjete sociale nga disa diplomatë kosovarë që punojnë në Panama. Ata kanë treguar se bëhej fjalë për një dhuratë simbolike për aktorin, i cili sipas tyre e vuri me shumë kënaqësi.
Morgan Freeman është jo vetëm aktor, por edhe producent e narrator. Me një zë autoritar e të qetë, ai është shndërruar në një nga figurat më të respektuara të kinemasë moderne.