Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka njoftuar se ka realizuar një operacion basistjeje në fshatin Pouskë të Komunës së Prizrenit, ku ka konfiskuar disa armë ilegale.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale të Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Dje me date 15.01.2023 rreth orës 23:10 dy persona kanë raportuar se derisa ishin duke lëvizur me automjet, në fshatin Pouske, Prizren iu kan dy përpara tre persona të armatosur, me uniform dhe I kanë kthyer prapa. Policia sapo e ka marr informatën kanë filluar hetimet. Sot gjatë ditës tre të dyshimtit janë identifikuar, lokalizuar dhe arrestuar. Policia ka bërë bastisje në shtëpit e të dyshuarve, me atë rast kanë gjetë disa arme të paligjshme. Nga të dyshuarit Jane konfiskuar: Një (1) pushkë AK 47, dy(2) pushkë gjuetie, një (1) pushkë e modifikuar, dy pistoleta si dhe munition. Të dyshuarit pasi që janë intervistuar, me urdhër të prokurorit kujdestar janë mbajt në ndalim policor për 48 orë.”