GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Ethet e klikimeve që po varrosin televizionin

16/01/2023
në Ballina, Kosovë
Koha e leximit:4 mins read
Ethet e klikimeve që po varrosin televizionin
Share on FacebookShare on Twitter

Për t’i shpëtuar plakjes, televizioni duket se ka nisur të germojë ku të mundë për të gjeneruar burime të reja energjie që mund të rindezin llampën e interesit. E këtë jo domosdoshmërisht e bën në emër të vlerave por mjafton që të arkëtojë të ardhura. E rëndë të thuhet por në këtë mekanizëm s’ka më vijë të kuqe, madje as duke përdorur plehra për të prodhuar elektricitetin e nevojshëm të mbijetesës.

Në të shumtën e rasteve kjo është më e preferuara pasi ka kosto më të ulët televizive dhe rezultati i përftuar është një lloj energjie bërthamore që përpos anës pozitive mbart edhe atë shkatërruese.

Pra, mund të prodhosh vlera dhe të përçosh kulturë, por mund të prodhosh edhe antilvera e të përçosh banalitet.

Një program i mirë mund të shkaktojë ndjenjën e të qenit i qetë, i lumtur, i gëzuar, sikundër mund të prodhojë apati, mund të zgjojë instiktet e dhunës ose thjesht të bjerrësh kohën me të.

Nga një program i mirë mund të dalin talente, sikundër nga një program i keq mund të dalin “VIP”-a.
Nuk është nevoja të shtroj pyetjen se çfarë ndjesie ju përshkron nëse ju shikoni ose dëgjoni për Anjeza Shanin, Kamela Islamajn, Rona Nishliun, Teuta Kurtin, Flaka Krelanin, Elvana Gjatën, Rosela Gjylbergun, Kejsi Tolën, Vesa Lumën, etj…

Me shumë gjasë keni një ndjesi të mirë, e kjo jo vetëm për hir të nostalgjisë së kultivuar prej brezash, por edhe sepse i ndjeni ende këta personazhe “krijesa” të televizionit të mire për atë çka i kanë dhuruar skenës.

Dikur, para dy dekadash ishin të rinj që plot ideale për të nesërmen artistike konkurroni me këngë live për të dalë të parët dhe për të mbretëruar në skenat e një Shqipërie të varfër që mëtonte për të kapërcyer shkallët e tranzicionit, e sigurisht edhe atë kulturor.

E njëjta ndjesi e mirë, duke shtuar edhe respektin që e imponon kopetenca profesionale, besoj se e ndjeni kur dëgjoni për Adi Krastën, Pali Kuken, Alfred Kaçinarin, Shpëtim Saraçin, Zhani Cikon, Zerina Kuken, Elton Dedën, Kristi Popën?

Kjo bashkësi vlerash e profesionistëve të “vjetër” përputhej me grupin e të rinjve që konkurronin me këngë live në programin: “Ethet e së Premtes mbrëma dhe Krasta show”. Ky program u realizua vetëm në katër vite në katër televizione. (Telesport në bashkëpunim me RTSH, Vizion + dhe Top Channel.)

“Ethet”, përmes profesionistëve të dorës së parë dhanë një leksion për kohën: Rinovuan skenën e këngës, bënë një garë të hapur e të ndershme për këdo që mendonte se dinte të këndonte, prodhuan talente që i rezistuan kohës dhe përfaqësuan denjësisht vendin në Eurovizion.

Por më shumë se për fillimin e viteve 2000, leksionet e “Etheve” vlejnë për kohën e youtube, Instagramit dhe TikTok-ut që po njohin veç gjuhën e klikimeve.

Leksioni i madh i “Etheve”, në kushtet e zhvillimit të teknologjisë dhe etheve të rrjeteve sociale, është se nuk ka pse të ketë kontradiktë mes një programi shumë popullor dhe një programi cilësor. Për ata që e kanë harruar dhe brezin që nuk ka patur mundësi ta shohë këtë spektakël duhet kujtuar se në qytetet ku shkonin Ethet, mbyllej çdo aktivitet për të shijuar spektaklin.

Leksioni aktual është se ndonëse fituesit e garës së “Etheve” nuk shpërbleheshin financiarisht me asnjë qindarkë, u bënë njerëz jo vetëm të famshëm, por artistë të vërtetë dhe përçues të vlerave në shoqërinë shqiptare që me vitet akoma edhe më të vyer u bënë.

Leksioni i çmueshëm i “Etheve” të para 20 viteve është se Shqipërisë nuk i mungojnë talentet, por për t’i zbuluar ata duhen jo vetëm profesionistë të mirë, por edhe shumë mund. Për të fituar artistët e përmendur më lart janë situr me seriozitet dhe profesionalizëm afro 10 mijë konkurrentë, e ndërsa sot dembelizmi mediatik ka kultivuar gradualisht një audience që adhuron shthurjen. (E kjo natyrisht ka nevojë për studime të thelluara sociologjike)

Leksioni që vlen për çdo kohë i “Etheve” është se kur punën e marrin në dorë profesionistët, meritokracia dhe suksesi është i garantuar. Ata që mbajnë mend këtë program, kujtojnë se vendimet merreshin me transparancë të plotë dhe në sinkron me ndjesinë që kishte publiku. Vetë karriera e atyre që mundën të trimfojnë, është vërtetim për integritetin profesional.

Ai produkt televiziv mbetet leksion për këtë kohë të çartur klikimesh duke na kujtuar se si mund të bësh program popullor, pa kaluar në banalitet.
Ai produkt televiziv mbetet leksion për ekranet e shumta që kemi sot të cilat teorinë e evolucionit e kanë kuptuar anasjelltas, jo nga kafsha tek njeriu por nga njeriu tek kafsha. Pra, jo Teoria e Darvinit, por teoria e “Ujkut të Cërrikut”.

E vërtetë që ekrani përpos informimit duhet të argëtojë por ama këtë mund ta bëjë paralelisht me prodhimin e vlerave për shoqërinë. Vlera që në rastin konkret përfaqësuan denjësisht Shqipërinë. Anjeza Shahini, Luis Ejlli, Rona Nishliu, Kejsi Tola dolën nga dyert e “Etheve” dhe përfaqësuan vendin në Eurovizion.

Leksioni universal nga “Ethet” është se dalja e yjeve të rinj nuk errësoi yjet me të cilët ishte mësuar publiku pasi qielli i këngës vetëm sa u pasurua.

“Ethet” janë pasur edhe nga programe të tjera mjaft popullore me këngë, pa rënë në banalitet dhe pa bjerrur në cilësi si produksionet e Pandi dhe Bledi Laços.

Një justfikim që dëgjon rëndom për produktet banale që ndesh sot në ekran është justifikimi kështu “e do ky milet”. Ky justifikim vulgar të kujtojmë thënien e famshme të Henry Ford, prodhuesit të automobilave. “Po të pyesja njerëzit se çfarë donin ata, me siguri do të më kërkonin kuaj më të shpejtë”.

pp
ShareTweetShare
Previous Post

Persona të armatosur grabisin një pompë derivatesh në rrugën Ferizaj-Kaçanik

Next Post

Akisdenti i rëndë në Malishevë, dy persona të lënduar, Policia jep detaje

Next Post
Akisdenti i rëndë në Malishevë, dy persona të lënduar, Policia jep detaje

Akisdenti i rëndë në Malishevë, dy persona të lënduar, Policia jep detaje

Lajmet e fundit

Ramadani: Nuk na duhet EULEX-i, zgjatja e mandatit zvogëlon sovranitetin e Kosovës

Ramadani: Nuk na duhet EULEX-i, zgjatja e mandatit zvogëlon sovranitetin e Kosovës

23/05/2025
‘Zinxhiri komandues në UÇK’: Gjykata Speciale pranon disa dokumente për zonën e Llapit

Cilat prova të dëshmitarëve u pranuan në Hagë?

23/05/2025
Irani dhe ShBA-ja kanë shpresë për përparim pas bisedimeve bërthamore

Irani dhe ShBA-ja kanë shpresë për përparim pas bisedimeve bërthamore

23/05/2025
Dy avionë ushtarakë rusë dyshohet se shkelën hapësirën ajrore finlandeze

Dy avionë ushtarakë rusë dyshohet se shkelën hapësirën ajrore finlandeze

23/05/2025
Këto rrugë në Prishtinë bllokohen për rishtresim të asfaltit, punimet përfundojnë më 1 qershor

Këto rrugë në Prishtinë bllokohen për rishtresim të asfaltit, punimet përfundojnë më 1 qershor

23/05/2025
Kuvendi i Shqipërisë nis punën më 29 maj

Kuvendi i Shqipërisë nis punën më 29 maj

23/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Ramadani: Nuk na duhet EULEX-i, zgjatja e mandatit zvogëlon sovranitetin e Kosovës

Ramadani: Nuk na duhet EULEX-i, zgjatja e mandatit zvogëlon sovranitetin e Kosovës

23/05/2025
‘Zinxhiri komandues në UÇK’: Gjykata Speciale pranon disa dokumente për zonën e Llapit

Cilat prova të dëshmitarëve u pranuan në Hagë?

23/05/2025
Irani dhe ShBA-ja kanë shpresë për përparim pas bisedimeve bërthamore

Irani dhe ShBA-ja kanë shpresë për përparim pas bisedimeve bërthamore

23/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.