Një këmbësore është goditur nga një veturë në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë.
Rastin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 13:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë -Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime”, tha Ahmeti.
Ajo shtoi se në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësore dhe një automjet.
“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja, e cila është dërguar për tretman mjekësor”, tha ajo.
Sipas Ahmetit me rastin po merret njësiti i trafikut.