Imperial kanë njoftuar largimin e Fernando “fer” Alvarenga nga formacioni i tyre, duke ndarë rrugët me lojtarin përpara sezonit të 2023.
Fer kishte qenë pjesë e Imperial që nga fillimi i vitit 2022, kur ai iu bashkua listës së bashku me FalleN dhe Lincoln “fnx” Lau në atë që u quajt “Last Dance” i bërthamës fituese të dy turneve Major.
Lojtari agresiv ishte fer kishte vlerësimin më të lartë të skuadrës pasi i ndihmoi ata të kualifikoheshin si për PGL Major Antwerp ashtu edhe për IEM Rio Major.
Ai largohet nga skena e CS:GO pas një karriere të bujshme, ku arriti të fitoi dy turne Major dhe një numër të madh të fitoreve në turne tjerë.
Gjithashtu Fer ishte në listën e 20 më të mirëve në botë dy herë, duke u renditur i 15 –ti në 2016 dhe në vendin e tretë në vitin 2017.
Vendin e tij tek Imperial do ta zë lojtari i ekipit MIBR, Jhonatan “JOTA” Willian, duke konfirmuar zërat që u përfolën që nga dhjetori i vitit të kaluar.
Ky është formacioni i ri i ekipit Imperial:
Gabriel “FalleN” Toledo
Ricardo “boltz” Prass
Marcelo “chelo” Cespedes
Vinicius “VINI” Figueiredo
Jhonatan “JOTA” Willian.