Drejtori i Gazetës Online Insajderi dhe gazetari, Parim Olluri, ka shkruar një status në të cilin ka përmendur skandalin e zëvnedësministrit Amir Veliji, i cili dyshohet të jetë përfshirë në një aferë korruptive.
Ai ka cituar ca fjalë nga audio-inxhizimi i publikuar nga Insajderi, duke thënë se zëvendësministrat e Albin Kurtit, kryeministër i Kosovës, flasin ndryshe në kafe, e ndryshe në studio.
““Ti pata dhane ne Che Bar nja 3 mije e 500 euro te pshtjellta ne kese”,
Vec thashe t’ua rikujtoj se çfare muhabetesh bajne zevendesministrat e Albin Kurtit jashte syrit te kamerave. Se neper studio flasin per dinjitet, vetting, sovranitet.” – shkroi.