A.J u vra sot nga arma e zjarrit në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë, ende nuk ka asnjë të arretuar. Ka konfirmuar Policia e Kosovës.
Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 11:30, nga informacionet e para në vendin e ngjarjes dyshohet se nga arma e zjarrit është plagosur një person, derisa po qarkullonte me veturën e tij në rrugën e sipërshënuar.
“ I njëjti nuk i ka mbijetuar plagëve të shkaktuara nga arma e zjarrit dhe në vend ngjarje ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës : A. J. , mashkull, shtetas i Republikës se Kosovës,e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, tha policia.
“Aktualisht njësitet policore janë duke punuar ne sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin”, përfundon njoftimi i tyre lidhur me rastin.