GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

“Takimin e parë me babain unë e kam pasur në burg”, Fitore Malaj emocionon me rrëfimet për babain e saj

14/01/2023
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Share on FacebookShare on Twitter

Flaka e janarit është një festival kulturor multidimensional, i cili fillon më 11 janar dhe mbahet në Gjilan, me ndezjen simbolike te flakadanit, për të vazhduar deri më 31 janar me aktivitete të ndryshme kulturore.

Fitore Malaj, vajza e dëshmorit Rexhep Malaj, gjatë intervistës rrëfeu për mungesën e babait në jetën dhe fëmijërinë e saj.

“Flaka e janarit përkujton gjithë ato figura të cilët me shekuj sakrifikuan për lirinë e këtij vendi, padyshim se si familje kemi emocionet tona të veçanta. Flaka e janarit shënon 39 vjetorin e rënies së Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishës, dhe 41 vjetorin e rënies së Jusuf e Bardhosh Gërvallëse dhe Kadri Zekës. Në këtë përvjetor të 39-të, domethënë është një periudhë kohore e cila ka përfshirë edhe kohën e para dhe pas luftës. Pra, këta janë paralelësit e parë, ashtu sic edhe thuhet të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës. Për neve, si familje domëthënë ka një dallim të madh kremtimi apo përkujtimi i përvjetoreve në janar nga koha e para luftës me atë të pas luftës sepse me ndryshimin e rrethanave dhe përkujtimi është bërë më madhështor edhe më gjithëpërfshirës që neve si familje gjithmonë  na i lehtëson dhimbjet dhe na e ngjallë  emocionet e krenarisë”, ka rrëfyer ajo në emisionin “Debat me Ridvan Berishën”.

Malaj tregon se është rritur me nënë e saj ndërsa babain e saj për herë të parë e ka takuar në burg.

“Që e vogël, nëna ime me babain tim sapo janë martuar. Ai vetëm ka rënë në burg, domëthënë këta janë martuar në nëntor të 1974. Në maj të 1975, babi ka ra në burg, nëna ka qenë shtatëzënë në mua pastaj unë kam lindur në muajin gusht kur ai ka qenë duke u dënuar pastaj ashtu sic dihet ai ka vuajtur një dënim prej 8 viteve. Takimin e parë me babain unë e kam pasur në burg, edhe kam filluar të rritem në një familje të gjerë…Ajo normal që ka pasur ndikim të madh tek unë, ka qenë nëna, që më ka rrëfyer vazhdimisht për babain tim i cili ishte në mungesë. Ajo gjithë historinë e babait tim e ka lidhur me historinë e popullit shqiptar. Mua më ka rritur me rrëfimet për Mic Sokolin, Bajram Currin, Isa Boletinin, për figuara të shquara të kombit shqiptar”, ka treguar Malaj.

Tutje, vajza e dëshmorit, Rexhep Malaj ka rrëfyer se si nëna e saj gjithnjë i ka rrëfyer për babain e saj duke i treguar se sa të fuqishëm e ka babain.

“Ajo gjithmonë ka folur për babain tim, ka thënë gjithmonë se është një person i cili është shumë i fuqishëm, është i fort, armiku nuk ka cfarë i bënë asnjëhërë, unë e kam pasur edhe njëfarë force dhe pse ai në distancë. Gjithmonë kam menduar që aty ku është ka me qenë i fort”.

Tutje, Malaj tregon se si babai saj doli ilegal nga shtëpia dhe nga ai moment nuk e takoi kurrë më.

“Pasataj, ka dalur ilegal, e di që shtëpia jonë ka qenë e rrethuar, që janë bërë biseda të fshehta, që ai ka ndejt natën me nënën, me shokët, me takime edhe pastaj ka dal jashtë, ka mungu në shtëpi, derisa une  provojsha me ndërtu marrëdhënie me të, mu afru ma shumë, ai vetë doli prej shtëpisë pastaj nëna ka pasur ndonjë takime të fshehta, unë jo më, asnjëherë derisa e morëm lajmin se është vrarë bashkë më Nuhiun”, ka treguar vajza e dëshmorit Rexhep Malaj.

Emisioni i plotë:

Tags: Fitore Malaj
ShareTweetShare
Previous Post

Horoskopi ditor, e shtunë 14 janar 2023

Next Post

Kolgeci: Ka vite që nuk blej prodhime serbe, besoj se janë të dëmshme

Next Post

Kolgeci: Ka vite që nuk blej prodhime serbe, besoj se janë të dëmshme

Lajmet e fundit

Zbulohet arsyeja shqetësuese pse ndiheni sikur po bini nga një shkëmb para se të flini

Zbulohet arsyeja shqetësuese pse ndiheni sikur po bini nga një shkëmb para se të flini

24/05/2025
Anglia, vendi i parë në botë me vaksinë kundër infeksionit gonorrea

Anglia, vendi i parë në botë me vaksinë kundër infeksionit gonorrea

24/05/2025
Si të parandaloni infeksionet e veshkave me një shegë në ditë

Si të parandaloni infeksionet e veshkave me një shegë në ditë

24/05/2025
Incidenti me maturantët, Sveçla: Kërkesën e policit që të mos provokojnë e quajnë dhunë, vendosjen e dorës ngufatje

Incidenti me maturantët, Sveçla: Kërkesën e policit që të mos provokojnë e quajnë dhunë, vendosjen e dorës ngufatje

24/05/2025
Çitaku ndan një foto me Thaçin në Ditën e Presidentit: Ka shënuar epokë, aura e tij mbetet e pathyeshme

Çitaku ndan një foto me Thaçin në Ditën e Presidentit: Ka shënuar epokë, aura e tij mbetet e pathyeshme

24/05/2025
Ferizaj: Vijon plani “Motoçikleta 2025”, 18 motoçikleta konfiskohen brenda 24 orëve

Ferizaj: Vijon plani “Motoçikleta 2025”, 18 motoçikleta konfiskohen brenda 24 orëve

24/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Zbulohet arsyeja shqetësuese pse ndiheni sikur po bini nga një shkëmb para se të flini

Zbulohet arsyeja shqetësuese pse ndiheni sikur po bini nga një shkëmb para se të flini

24/05/2025
Anglia, vendi i parë në botë me vaksinë kundër infeksionit gonorrea

Anglia, vendi i parë në botë me vaksinë kundër infeksionit gonorrea

24/05/2025
Si të parandaloni infeksionet e veshkave me një shegë në ditë

Si të parandaloni infeksionet e veshkave me një shegë në ditë

24/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.