Rrëzohet aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
Italia, Franca, Gjermania dhe Britania janë shprehur kundër. Votimi është bërë nga ambasadorët e vendeve të Këshillit të Evropës në Strasburg.
Kosova dorëzoi pak javë më parë aplikimin për tu bërë anëtare e KiE-së, por duket se vendet kryesore i kanë dalë kundër, pasi presin zhvillime ne lidhje me bisedimet me Serbinë.
Më herët ministri i jashtëm i Hungarisë kishte shprehur se pranimi sipas tij i parakohshëm i Kosovës në entitete të ndryshme evropiane mund të jetë një rrezik. “Nëse do të pranohet Kosova si anëtarë e Këshillit të Evropës, qeveria do të votojë kundër”, kishte deklaruar shefi i diplomacisë hungareze, Péter Szijjártó.