Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka kritikuar partinë në pushtet për magjistralen Prishtinë- Podujevë e cila nuk arriti të përfundoj gjatë vitit të kaluar.
Përmes një postimi në Facebook ai ka thënë se për t’ua marrë votën në zgjedhjet komunale në Podujevë partia në pushtet i ka mashtruar.
Ai ka shkruar gjithashtu se realizimi i këtij projekti nuk duhet të pres zgjedhjet e ardhshme.
”Për t’ua marrë votën llapjanëve në zgjedhje komunale, partia në pushtet i kishte mashtruar se magjistralja Prishtinë-Podujevë do të përfundohej komplet deri në dhjetor 2022.Tash, në janar 2023, e paskan prezantuar para llapjanëve HARTIMIN e projektit të magjistrales. Dmth tek tash paskan filluar ta vizatojnë në LETËR magjistralen! E realizimi i projektit? KUR del nga letra në terren? Garant duhet pritur zgjedhjet tjera”, ka shkruar Deputeti i LDK-së.