Real Madrid tashmë ka kuptuar rrugëtimin e tij për të fituar Kupën e tij të pestë të Botës për Klube.
Shorti i tërhequr në Akademinë e Futbollit Mohamed VI ka vendosur që “Los Blancos” të luajë me fituesin e ndeshjes midis Seattle Sounders dhe skuadrës që fiton ndeshjen hapëse të kompeticionit më 1 shkurt: Al-Ahly (Egjipt) – Auckland City (New Zelanda). Real Madridi do të startojë në gjysmëfinale.
Ajo ndeshje që përfshin Seattle do të luhet më 4 shkurt dhe skuadra e Carlo Ancelotti do të luajë tre ditë më vonë në Rabat kundër fituesit.
Real Madridi ka fituar të katër edicionet e Kupës së Botës për Klube që ka konkurruar (2014, 2016, 2017 dhe 2018), të cilave u shton edhe tre triumfe të tjera në Interkontinentalin e vjetër (1960, 1998 dhe 2002).
Nëse Real Madridi do të triumfojë në finalen e Rabatit, do të jenë 10 vite radhazi me triumfe të skuadrave evropiane. Skuadra e fundit e Amerikës së Jugut që fitoi Kupën e Botës ishte në vitin 2012, kur një gol i vetëm nga Paolo Guerrero i Corinthians mundi Chelsean.