Përveç atyre që shprehin njerëzit kanë edhe disa dëshira të fshehta që jo gjithmonë i zbulojnë. Zbuloni cilat janë ato për gjithsecilin në bazë të shenjave astrologjike.
Dashi. Personat e shenjës së dashit adhurojnë aventurat, ndjesitë e forta dhe eksperiencat e reja. Për më tepër ata duan të jenë krijues të tendencave të reja dhe të arrijnë gjëra shumë të mëdha në jetë.
Demi. Të besueshëm dhe besnikë, demat kërkojnë gjithë kohës qëndrueshmërinë dhe sigurinë. Dëshira e tyre më e madhe është të ndihen të sigurt në çdo fushë të jetës.
Binjakët. Binjakët duan të zhvillojnë njohuritë e tyre përballë etjes së madhe që kanë për edukim dhe informacion. Ata dëshirojnë përherë eksperienca të reja, duan të mësojnë gjëra interesante dhe të eksperimentojnë kurdoherë.
Gaforrja. Personat e shenjës së gaforres janë luftarakë. Dëshira e tyre më ë madhe është të ndihen të lirë emocionalisht dhe financiarisht.
Luani. Personat e shenjës së luanit adhurojnë të jenë në qendër të vëmendjes dhe që të gjithë t’i përgëzojnë për arritjet. Ata dëshirojnë në mënyrë konstante respekt dhe elozhe nga familja dhe miqtë.
Virgjëresha. Personat e kësaj shenje e kanë zemrën të mbushur me dashuri, të cilën e japin gjithë kohës. Dëshira e tyre më e madhe është të dashurohen në mënyrë të fshehtë nga të tjerët.
Peshorja. Duke qene paqësorë, personat e shenjës së peshores mundohen të shmangin çdo konflikt. Ata dëshirojnë të kenë qëndrueshmëri dhe ekuilibër në jetën e tyre, pasi vetëm ashtu mund të ndihen të lumtur.
Akrepi. Personat e shenjës së akrepit kanë një ambicie të pakufishme. Ata fiksojnë disa objektiva dhe nuk ndalen derisa t’i arrijnë. Dëshira e tyre më ë madhe është të shkojnë në majën më të lartë të gjithckaje për t’iu provuar atyre që nuk kishin besim tek ata, se mund t’ia dalin.
Shigjetari. Duke qenë se janë empatikë dhe dëshirojnë t’i ndihmojnë të tjerët, shigjetarët duan të zbulojnë gjëra të reja dhe ta ndryshojnë botën për ta bërë edhe më të mirë.
Bricjapi. Personat e shenjës së bricjapit duan të përmbushin detyrat dhe të jenë sa më të pavarur që të munden. Mbi të gjitha ata dëshirojnë të adhurohen nga miqtë dhe familjarët dhe të marrin komplimente.
Ujori. Personat e shenjës së ujorit dëshirojnë të jenë ndryshe nga të tjerët. Ata urrejnë të ngjajnë me dikë dhe kanë nevojë të përhershme te diferencohen. Dëshira e tyre më ë madhe është të veçohen në një turmë dhe të vlerësohen.
Peshqit. Personat e shenjës së peshqve njihen për dëshirën e tyre për të ëndërruar dhe për faktin se e kanë të vështirë të qëndrojnë me këmbë të tokë. Dëshira e tyre e fshehur është që të gjitha ëndrrat t’iu bëhen realitet.