Në një video në Tik Tok, ish konkurentja e It’s My Home,Ina Muriqi flet për prapaskenat e emisionit të Valon Malokut.
Ina, në një lidhje me ish-banorin Lulin, shpreh anën negative të produksionit.
Ajo nuk heziton të thotë se të gjithë që shkuan në finale paguan, përveç Kris.
Ina, gjithashtu thekson se parat që mblodhën për humanitet për rastin e ndjeshëm të Filloretës, gjysma u ndalën nga Valoni duke i konsideruar si “bakshish”.
Ina është një ndër banoret e para që la shtëpinë, por këto akuza i dha pas disa javësh që përfundoi emisioni.
Për të vërtetat mbi këtë rast i dinë vetëm ata, ne u bazuam në fjalët që ka shprehur ish-banorja, Ina Muriqi, shkruan Kosovarja.