Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka dërguar sërish një mesazh përmes një video-transmetimi, ku falënderoi aleatët e Kievit që ai i quan nga “bota e lirë”.
Zelensky ka thënë se “lufta në Ukrainë akoma nuk ka përfunduar, por se ka ndryshuar loja e dhe tashmë është e qartë se kush do të fitojë”.
Para nesh kemi beteja dhe lot. Por tani mund t’ju them se kush ka qenë më i mirë në vitin e kaluar – ju në botën e lirë, që jeni të bashkuar rreth mbështetjes së popullit të lirë ukrainas”, shtoi Zelensky.
Ai më pas rikujtoi momentin kur ndarja e çmimit Oskar filloi të ndahet në fillim të viteve të 40-ta, para përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.
“Nuk do të ketë Luftë të Tretë Botërore. Nuk është trilogji”, shtoi presidenti ukrainas, raporton CNN.