Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, pati takim sot me Presidenten Vjosa Osmani, në zyrën e saj.
Ndër të tjerë, Chollet shoqërohej edhe nga ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier dhe nga emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Pas përfundimit të takimit me Presidenten, Chollet me bashëkpunëtorë vazhdoi për në Qeveri, ku u takua me Kryeministrin Albin Kurti.
Sipas njoftimit të Departamentit amerikan të Shtetit, vizita e Cholletit po bëhet në përpjekje për të përshpejtuar normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.