Po i jepet lamtumira e fundit 65-vjeçarit që u vra të martën në Mitrovicë.
Ekipi i T7 që qëndron në ceremoninë e varrimit në Shipol të Mitrovicës duke sjellë pamje nga atje.
Rasti është klasifikuar si “vrasje”, teksa ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 14:35 në rrugën “Avni Shabani” në Mitrovicë.
Policia tha se viktima u privua nga jeta me mjet të fortë.
Raportohet se në brendi të lokalit të shoqatës të verbërve dhe shurdhmemecëve është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Dyshohet që viktima është goditur me një mjetë të fortë”, u tha në raportin e policisë.
Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion teksa rasti është duke u hetuar.