Mediat gjermane, kanë raportuar se një qytetar me nënshtetësi kosovarë është vrarë nga një gjerman.
Sipas policisë kriminale të Freiburgut, hetimet për këtë rast kanë nisur teksa vrasja ka ndodhur në zonën e Auggener Weg.
I dyshuari për rastin është një gjerman 29-vjeçar.
Nga hetimet e deritanishme të policisë kriminale të Freiburgut, rezultoi se 29-vjeçari, i shoqëruar nga një familjar, ditën e krimit ka shkuar në adresën e shtëpisë së ish-partneres së tij.
Para pronës është zhvilluar një mosmarrëveshje, gjatë së cilës i dyshuari papritmas ka nxjerrë armën, ka qëlluar në drejtim të shoqëruesit të ish-partneres së tij dhe më pas është larguar.
Kosovari ishte dërguar në spital por nuk ka mundur të i përballojë plagëve të marra.
Më 29 shtator të 2022, edhe SH.I nga Kosova ishte gjetur e vdekur në banesën e saj në Bergdietikon AG.
Policia kishte bërë të ditur se është arrestuar bashkëshorti i saj, 47 vjeçar me prejardhje nga Maqedonia, i cili është i dyshuari kryesor për vrasjen e saj.
Ndërsa, Prokuroria publike kishte hapur procedurë penale për vrasje me dashje dhe ka kërkuar paraburgim në Gjykatën e Masave të Detyrueshme.
Rrethanat e sakta dhe prapavija vazhdojnë të jenë të paqarta, ato janë objekt i hetimeve në vazhdim.