Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka reaguar në një postim në facebook duke e quajtur partinë në pushtet Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryeministrin Albin Kurti si gjendje mjerimi politik në vend.
Ai ka shkruar se kjo Qeveri duhet të prezantojë rezultate të punës por që sipas tij po prodhojnë vetëm viedo me propagandë.
”Duhet të jesh në një gjendje fort të mjerueshme politike siç janë sot Lëvizja Vetëvendosje dhe Kryeministri Albin Kurti, që pas dy vite qeverisje, në vend se të prezantojnë rezultate të punës, të vetmen gjë që kanë prodhuar, janë videot me propagandë ku sulmojnë kundërshtarët politik me akuza e kundër akuza. Kjo është simptomë se pushteti i Kurtit ka ra në një gjendje të mjerueshme, dëshpëruese dhe të pashpresë. Mjerim për ta, e fatkeqësi për vendin”, ka shkruan Shefi i Grupit Parlamentar.