Një zjarr ka ndodhur sot pasdite në objektin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, ku si pasojë janë shkaktuar dëme të mëdha materiale, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se zjarri ka përfshirë zyrën e Arkivës, ku nuk raportohet për persona të lënduar, teksa janë djegur dokumentet që ndodheshin aty.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante, me ç’rast zjarrfikësit kanë bërë lokalizmin dhe fikjen e zjarrit.