Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi e ka quajtur konstruktiv takimin me kryeministrin Albin Kurti, raporton Ekonomia Online.
Sipas tij, në takim me kreun e ekzekutivit krerët e komunave kanë kërkuar implemtimin e një varg projektesh me interes.
Bulliqi duke folur për kërkesat e komunës që udhëheq tha se ka kërkuar që Podujeva të jetë pjesë e ngrohjes qendrore dhe për këtë të bëhet fiziblitetit.
Projekt të rëndësishëm që ai e prezantoi para Kurtit dhe ministrave ishte edhe zgjidhja e problemit me ujërat e zeza.
Ishte takim konstruktiv mes Qeverisë dhe ministrave të linjës. Tema e parë ishte buxheti. Secili komunë i ka paraqitur projektet e tyre”.
“Ne si komunë paraqitëm disa kërkesa, të futemi edhe në fiziblitet për ngrohej qendrore, ngase jemi komunë e madhe”.
“U diskutuan edhe ujërat e zeza e që është problem nacional. Spitali i qytetit, MF ka dhënë mjete për të punësuarit e nivelit të mesëm dhe shpeshoj që kjo të funsksionalizohet”.