GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Tahiri: Kurti po ndërhynë vazhdimisht në punën e policisë

10/01/2023
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Tahiri: Kurti po ndërhynë vazhdimisht në punën e policisë
Share on FacebookShare on Twitter

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se kryeministri Albin Kurti fajëson të tjerët për dështimet e tij.

Tahiri në një postim në Facebook, ka shkruar se “Kurti në postimin për të “arriturat” në fushën e luftimit të krimit të organizuar e korrupsionit, ia atribuoj vetës rezultatet e arritura nga institucionet e agjencive të pavarura në luftimin e kriminalitetit dhe manipuloi qytetarët me shifra e fjalë”

Ai më tej ka shtuar se përgjegjësia e Qeverisë është hartimi dhe miratimi i politikave dhe ligjeve që forcojnë luftën kundër krimit.

“Por që dy vite, Qeveria Kurti nuk ka miratuar asnjë politikë apo ligj që forcon luftën kundër kriminalitetit. Përkundrazi, ka marrë veprime që në fakt e dobësojnë sundimin e ligjit. Që gati 5 muaj nuk e ka zgjedhur Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, për të cilën pozitë kishin aplikuar vetëm 5 kandidatë apo 3%, nga ata të cilët kishin të drejtë të aplikonin. Ky numër tejet i vogël është pikërisht rezultat i ndërhyrjeve të vazhdueshme të Kryeministrit Kurti në punën e policisë, ndërhyrje që ka ndikuar që pjesëtarët e policisë të mos kenë besim e vullnet për të punuar me këtë qeverisje”, ka shkruar Tahiri.

Postimi i plotë:

Kurti fajëson të tjerët për dështimet e tij, ndërsa meritat e institucioneve të pavarura ia atribuon vetës.

Kryeministri Kurti në postimin për të “arriturat” në fushën e luftimit të krimit të organizuar e korrupsionit, ia atribuoj vetës rezultatet e arritura nga institucionet e agjencive të pavarura në luftimin e kriminalitetit dhe manipuloi qytetarët me shifra e fjalë.
Çfarë meritash ka Kurti në çështjet operacionale të policisë, prokurorisë e agjencive tjera, kur këto institucione janë të pavarura në hetimin dhe ndjekjen e krimit? Çfarë roli ka luajtur Qeveria Kurti në 854 operacionet policore? Për informatë, në vitin 2019 ishin realizuar 1,156 operacione policore dhe kjo ishte meritë e punës profesionale të policisë, prokurorisë e agjencive tjera të zbatimit të ligjit. Si atëherë, edhe sot, çdo rezultat i arritur në luftimin e krimit është meritë e institucioneve dhe agjencive të zbatimit të ligjit.

Kurti është duke vazhduar të manipulojë më fjalën “grupe kriminale” e duke dhënë shifra të larta të shkatërrimit të tyre. Por ekziston dallim substancial në mes të “grupeve kriminale” e “grupeve të organizuara kriminale”. Sikur në Kosovë brenda një viti të luftoheshin 69 grupe të organizuara kriminale, i bie që ne jemi shtet i kapur nga krimi i organizuar dhe me nivelin me të lartë të krimit në Evropë. Prandaj, Kryeministri Kurti nëse dëshiron të përvetësojë merita të institucioneve të pavarura, le të na tregojë se sa grupe të organizuara kriminale janë shkatërruar, pasi këto kanë rëndësi dhe jo grupet e trilluara nga qeveria.

Kurti tha se mbylli 16 rrugë ilegale por për 19 ditë bllokoi pjesëtarë të Policisë së Kosovës të cilët, jo vetëm që ishin në rrezik nga sulme të mundshme por i detyroi të flinin në dysheme e vetura, pa ushqim të rregullt e medikamente.

Kurti tha që ka vazhduar me zbatimin e ligjshmërisë në të gjithë territorin e Republikës por amnistoi barrikaduesit që për 19 ditë bllokuan pjesën veriore të vendit dhe sulmuan policinë, qytetarët dhe pronën private e publike.

Tha që janë ndërtuar katër objekte dhe stacione policore në veri, por në fakt, këto janë objekte të improvizuara me kontejnerë.
Përgjegjësia e Qeverisë është hartimi dhe miratimi i politikave dhe ligjeve që forcojnë luftën kundër krimit. Por që dy vite, Qeveria Kurti nuk ka miratuar asnjë politikë apo ligj që forcon luftën kundër kriminalitetit. Përkundrazi, ka marrë veprime që në fakt e dobësojnë sundimin e ligjit.

Që gati 5 muaj nuk e ka zgjedhur Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, për të cilën pozitë kishin aplikuar vetëm 5 kandidatë apo 3%, nga ata të cilët kishin të drejtë të aplikonin. Ky numër tejet i vogël është pikërisht rezultat i ndërhyrjeve të vazhdueshme të Kryeministrit Kurti në punën e policisë, ndërhyrje që ka ndikuar që pjesëtarët e policisë të mos kenë besim e vullnet për të punuar me këtë qeverisje.

Tash e një vit e gjysmë, Njësia e Inteligjencës Financiare ka mbetur me ushtrues detyre, sikurse edhe shumë pozita tjera të larta drejtuese.
Dështimin e Qeverisë në furnizimin e qytetarëve me pasaporta e dokumente personale, u munduan ta arsyetojnë me luftën në Ukrainë. Por e vërteta është që Ministria e Punëve të Brendshme me vonesë ka filluar procedurat e prokurimit në vitin 2022 dhe vetëm në qershor ka hapur ofertat, ndërsa ka bërë vlerësimin e ofertave jashtë çdo afati ligjor, duke vonuar procesin për shkak të ndërhyrjeve politike të kabinetit të Sveçlës. Sikur mos të ishin ndërhyrjet politike të Qeverisë, sot qytetarët e Republikës nuk do të kishin problem të furnizoheshin me pasaporta e dokumente personale.

Tags: kurtiPolicia e KosovësTahiri
ShareTweetShare
Previous Post

Gjenden gjashtë predha në Mitrovicë, KFOR-i i largon

Next Post

Kurti iu mban “ders” kryetarëve të komunave: Kosova ka filluar të çlirohet nga korrupsioni

Next Post
Kurti iu mban “ders” kryetarëve të komunave: Kosova ka filluar të çlirohet nga korrupsioni

Kurti iu mban “ders” kryetarëve të komunave: Kosova ka filluar të çlirohet nga korrupsioni

Lajmet e fundit

Mbyllen gjashtë qendra kolektive në Leposaviq

Mbyllen gjashtë qendra kolektive në Leposaviq

21/05/2025
Vritet në Madrid ish-politikani ukrainas, Andriy Portnov

Vritet në Madrid ish-politikani ukrainas, Andriy Portnov

21/05/2025
Haradinaj: Albini e ka angazhu krejt VLEN-in e Maqedonisë së Veriut me kontaktu Adem Hoxhën për votën

Haradinaj: Albini e ka angazhu krejt VLEN-in e Maqedonisë së Veriut me kontaktu Adem Hoxhën për votën

21/05/2025
Për të 19-tën herë dështon konstituimi i Kuvendit , s’ka vota për Albulena Haxhiun

Për të 19-tën herë dështon konstituimi i Kuvendit , s’ka vota për Albulena Haxhiun

21/05/2025

Policia jep detaje për sulmin ndaj gjinekologut Afrim Veliu: U godit në kokë me një mjet metalik

21/05/2025
Hetuesit të afërt me ministrin Peci, i punësohet gruaja në Ministrinë e Bujqësisë

Peci: Zgjedhjet e reja janë gjithmonë si opsion

21/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Mbyllen gjashtë qendra kolektive në Leposaviq

Mbyllen gjashtë qendra kolektive në Leposaviq

21/05/2025
Vritet në Madrid ish-politikani ukrainas, Andriy Portnov

Vritet në Madrid ish-politikani ukrainas, Andriy Portnov

21/05/2025
Haradinaj: Albini e ka angazhu krejt VLEN-in e Maqedonisë së Veriut me kontaktu Adem Hoxhën për votën

Haradinaj: Albini e ka angazhu krejt VLEN-in e Maqedonisë së Veriut me kontaktu Adem Hoxhën për votën

21/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.