Paris Saint-Germani ka njoftuar zyrtarisht se gjatë këtij muaji do të udhëtojë në Doha dhe Riad për të zhvilluar disa ndeshje miqësore.
Në mesin e ndeshjeve kontrolluese është edhe ajo kundër Al Nassryt, klubit arab që së fundmi transferoi Cristiano Ronaldon, shkruan Demokracia.com.
Ndeshja ndërmjet PSG-së dhe Al Nassryt do të zhvillohet më 19 janar dhe se mund të shohim sërish një përballje mes Messit dhe Ronaldos.
“Lojtarët do të fluturojnë për në Doha më 17 janar dhe më pas do të udhëtojnë në Riad të Arabisë Saudite për të luajtur kundër një përzgjedhjeje të lojtarëve më të mirë nga klubet saudite Al-Hilal dhe Al-Nassr”.
“Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin King Fahd në Riad më 19 janar. Në fund të ndeshjes skuadra do të rikthehet në Paris”, thuhet në komunikatën e klubit francez.