Një hetim intensiv disa mujor i Njësisë së Hetimit të Trafikimit me Qenie Njerëzore ka rezultuar me identifikimin e disa personave të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Trafikim me njerëz”, të cilët u zbuluan nga Policia dhe u arrestuan gjatë një aksioni të zhvilluar gjatë ditës së djeshme në Gjakovë, raporton Gazeta Sinjali.
Kush janë katër të arrestuarit, një shtetase e Shqipërisë si e dyshuar kryesore dhe katër kosovarët e dyshuar?
Sinjali mëson ekskluzivisht se bëhet fjalë për Marsita Jupën, 18-vjeçare, e cila tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor, kurse të dyshuarit e tjerë janë GJ.Nrecaj, V.Demaj, B.Demaj dhe D.Rama, që janë lënë të lirë nga Prokurori i Shtetit.
Aksioni është zhvilluar nga disa njësi rajonale të Policisë, në koordinim me Prokurorinë, me ç’rast të dyshuarit janë kapur në flagrancë dhe bashkë me ta është hasur edhe viktima e këtij rasti, një 19-vjeçare.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.