Gazetari Valon Syla ka reaguar pasi ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kërkoi nga Gjermania që të lejojë hyrjen e kosovarëve me pasaportë të skaduar në territorin e saj.
Krejt kjo, për shkak të mungesës së materialit, ku si pasojë, shumë qytetarë kanë mbetur pa pasaporta.
Syla përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se “paramendoni VV në opozitë çka i kish bo Xhelal Sveçlës nëse s’kish pas letër për pasaporta”.
Në fund, ai ka shkruar: “A u ngitë VV? Nginu, nginu edhe pak.”
Postimi i plotë i Sylës, pa ndërhyrje:
Vetëm paramendone VV në opozitë çka i kish bo Xhelal Sveçlës nëse s’kish pasë letër për pasaporta.
A u ngitë VV?
Nginu, nginu edhe pak.