Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Jorn Rohde ka thënë se e dënon sulmin ndaj dy djemve të rinj në Shtërpcë.
Rohde në një postim në rrjetin social “Twitter”, ka shtuar se mirëpresim reagimin e shpejtë të policisë së Kosovës.
“Dënoj sulmin ndaj dy djemve të rinj në Shtërpcë sot dhe u uroj shërim të shpejtë. Ne mirëpresim reagimin e shpejtë të Policisë së Kosovës.”, ka shkruar Rohde.
Ndryshe, serbët lokalë kanë vendosur një barrikadë në fshatin Gotovushe në drejtim të Shtërpcës si shenjë revolte ndaj plagosjes së dy të rinjve serbë, Millosh dhe Stefan Stojanoviq.
Në lidhje me rastin, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se e ka arrestuar një person dhe se është konfiskuar arma me të cilin është kryer vepra.
Si provë materiale është konfiskuar edhe automjeti i udhëtarëve me të cilën dyshohet se ka lëvizur i dyshuari”, thuhet në njoftim.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti bëri thirrje që i dyshuari të vihet para drejtësisë ndërsa u shpreh i brengosur për rastin.
Ndërsa, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj tha se konfirmoi se i dyshuari është pjesëtarë i FSK-s