Ish-ambasadori, Bernard Nikaj ka shprehur skepticizëm lidhur me arritjen e një marrëveshjeje finale Kosovë-Serbi.
Ai tha se viti 2023 shihet si një vit siç u shpreh ai, kyq për arritjen e kësaj marrëveshje potenciale.
“Viti 2023 shihet si një vit kyq për arritjen e kësaj marrëveshje potenciale dhe vizita e z.Peach besoj që e rikonfirmon këtë, sepse vjen në një periudhë të hershme të vitit dhe po besoj me mesazhe të cilat inkurajojnë lidershipin e Kosovës që të angazhohet për një arritje të një marrëveshje”, u shpreh ai për Klan Kosova.
Nikaj tutje u shpreh se nuk beson që do të ketë marrëveshje deri në marsin e këtij viti dhe se vazhdon të mbetet skeptik në arritjen e një marrëveshje finale.
“Unë nuk besoj që do të ketë marrëveshje deri në marsin e këtij viti, vazhdoj të mbetem skeptik në arritjen e një marrëveshje finale, për shkak që palët që duhet ta arrijnë marrëveshjen përkundër një konteksti ndërkombëtar i cili po insiston në arritjen e kësaj marrëveshje, nuk duhet që janë të gatshme të shkojnë në atë drejtim”, u shpreh tutje ai.