GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Peach vjen si Lord në Kosovë, Osmani ia shfaq disa kërkesa në takim

05/01/2023
në Ballina, Ekskluzive, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Peach vjen si Lord në Kosovë, Osmani ia shfaq disa kërkesa në takim
Share on FacebookShare on Twitter

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka pritur në takim të dërguarin e posaçëm e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, i emëruar së voni në Dhomën e Lordëve.

Në njoftimin e Presidencës thuhet se Osmani ka kërkuar përfshirje më të madhe të Mbretërisë së Bashkuar.

Presidentja Osmani vuri në pah se Kosova vazhdon të jetë e koordinuar me partnerët ndërkombëtar për adresimin e sfidave të sigurisë dhe në këtë kontekst ka kërkuar përfshirje më të madhe të Britanisë së Madhe si një anëtare kyçe e NATO-s dhe një partnere historike e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Osmani, po ashtu, ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare që të mbaj qëndrim unik ndaj tendencave destabilizuese të Serbisë.

Në këtë frymë, Presidentja Osmani ka kërkuar që ndaj tendencave destabilizuese të Serbisë, bashkësia ndërkombëtare ta mbajë një qëndrim unik duke dënuar veprime e tilla dhe duke mos bërë barazimin e palëve kur dihet qartë se kush është agresori.”

Komunikata e plotë:

Presidentja Osmani priti në takim të dërguarin e posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lordin Stuart Peach

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim të dërguarin e posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lordin Stuart Peach, të cilin e ka uruar për emërimin në Dhomën e Lordëve.

Në takim me Lordin Peach, Presidentja Osmani ka theksuar se institucionet e Republikës së Kosovës janë të përkushtuara dhe të angazhuara për paqe dhe siguri.

Presidentja Osmani vuri në pah se Kosova vazhdon të jetë e koordinuar me partnerët ndërkombëtar për adresimin e sfidave të sigurisë dhe në këtë kontekst ka kërkuar përfshirje më të madhe të Britanisë së Madhe si një anëtare kyçe e NATO-s dhe një partnere historike e Kosovës.

Teksa e ka njoftuar për zhvillimet e fundit në vend, Lordin Peach, Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova në vazhdimësi është palë konstruktive në raport me dialogun me Serbinë, porse pala serbe nëpërmjet përpjekjeve për destabilizim të Kosovës përpiqet ta zhvendosë fokusin nga dialogu.

Në këtë frymë, Presidentja Osmani ka kërkuar që ndaj tendencave destabilizuese të Serbisë, bashkësia ndërkombëtare ta mbajë një qëndrim unik duke dënuar veprime e tilla dhe duke mos bërë barazimin e palëve kur dihet qartë se kush është agresori.

Sipas Presidentes Osmani, në veriun e Kosovës, sfidimi i rendit ligjor dhe juridik po ndodh nga banda kriminale të armatosura, të dirigjuara nga lidershipi i Serbisë, të cilat ndodhen në listën e zezë të SHBA-ve dhe Britanisë së Madhe.

Kësisoj, Presidentja Osmani theksoi se është nën përgjegjësinë e institucioneve të Kosovës në koordinim me partnerët ndërkombëtarë për ta siguruar sundimin e ligjit, paqes dhe sigurisë në mënyrë të barabartë në të gjithë Republikën e Kosovës dhe për të gjithë qytetarët pa dallim.

Tags: osmaniPeach
ShareTweetShare
Previous Post

Krimet e Rënda zbarkojnë në Prizren, vazhdojnë bastisjet për rastin ‘Kobra’

Next Post

NATO: S’kemi kërkesë për shtimin e trupave të KFOR-it në Kosovë

Next Post
NATO: S’kemi kërkesë për shtimin e trupave të KFOR-it në Kosovë

NATO: S’kemi kërkesë për shtimin e trupave të KFOR-it në Kosovë

Lajmet e fundit

Itali: Shqiptari aksidentohet për vdekje derisa tentoi t’i ikte policisë me 25 kg kokainë

Itali: Shqiptari aksidentohet për vdekje derisa tentoi t’i ikte policisë me 25 kg kokainë

25/05/2025
Don Xhoni i nënshtrohet një intervenimi, shihet i shtrirë në spital

Don Xhoni sqaron rastin me armën e gjetur në veturë – “Nuk ka qenë e imja, gjithçka u sqarua në Polici”

25/05/2025
Detaje nga aksidenti tragjik në Gjermani, viktimat po ktheheshin nga një festë familjare

Detaje nga aksidenti tragjik në Gjermani, viktimat po ktheheshin nga një festë familjare

25/05/2025
Ndeshja Shqipëri-Serbi, 1.2 milion kërkesa për bileta

Ndeshja Shqipëri-Serbi, 1.2 milion kërkesa për bileta

25/05/2025
Tre shtetas shqiptarë humbin jetën në një aksident të rëndë trafiku në Koblenz të Gjermanisë

Tre shtetas shqiptarë humbin jetën në një aksident të rëndë trafiku në Koblenz të Gjermanisë

25/05/2025
“Vizitë jashtëzakonisht e rëndësishme” – KGJK jep detaje nga takimi me Kallas

“Vizitë jashtëzakonisht e rëndësishme” – KGJK jep detaje nga takimi me Kallas

25/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Itali: Shqiptari aksidentohet për vdekje derisa tentoi t’i ikte policisë me 25 kg kokainë

Itali: Shqiptari aksidentohet për vdekje derisa tentoi t’i ikte policisë me 25 kg kokainë

25/05/2025
Don Xhoni i nënshtrohet një intervenimi, shihet i shtrirë në spital

Don Xhoni sqaron rastin me armën e gjetur në veturë – “Nuk ka qenë e imja, gjithçka u sqarua në Polici”

25/05/2025
Detaje nga aksidenti tragjik në Gjermani, viktimat po ktheheshin nga një festë familjare

Detaje nga aksidenti tragjik në Gjermani, viktimat po ktheheshin nga një festë familjare

25/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.