Problemet financiare, mungesa e vendeve të punës e ekonomia e ulët e vendit shpesh herë kanë qenë arsyet kyçe që qytetarët e Kosovës të largohen nga vendi.
Largimi i tyre jo që nuk pati rënie ndër vite, por përkundrazi të njëjtit gjetën forma të ndryshme që të marrin rrugët e Evropës, por edhe më larg.
Shkuarje në numër të madh nga Kosova drejt vendeve të huaja pati nga të rinjt, që në të shumtën e rasteve gjetën një punë të re, bënë një bashkim familjar apo thjesht u vendosën tek dikush që iu mundësoi qëndrimin jashtë Kosovës duke kërkuar kështu për një mundësi pune apo studimi.
Nga Ambasada zvicerane në Kosovë është bërë e ditur se numri i qytetarëve të cilët kanë aplikuar për vizë këtë vit deri në muajin tetor është 38 mijë e 341.
38,341 deri më 31 tetor 2022”,u tha nga Ambasada e Zvicrës për lajmi.net.
Nga rreth 39 mijë aplikimeve gjithsej sa ishin nga kosovarët në Ambasadën e Zvicrës, ambasada i ka mundësuar pajisjen me vizë afro 34 mijë kosovarëve.
Saktësisht nga Ambasada e Zvicrës janë lëshuar 33 mijë e 804 viza, deri më 31 tetor 2022.
Nga Ambasada e Zvicrës kanë njoftuar po ashtu se në kuadër të aplikimeve për vizë ishin gjithsej 36 mijë e 484 viza afatshkurte apo viza të njohura si “Shengen”, apo të cilat shfrytëzohen deri në 90 ditë në gjysmë viti.
Në kuadër të këtyre hynë edhe vizitat familjare, turizëm apo edhe udhëtime pune.
“36, 484 vizë afatshkurtër (vizë Shengen) deri në 90 ditë në gjysmë viti (vizita familjare/miq, turizëm, udhëtime pune)”,thuhet në përgjigjen e ambasadës.
Ndërsa nga të njëjtit është thënë se 1 mijë e 857 viza afatgjate (vizë ndërkombëtare), për qëndrime më shumë se 90 ditë, bashkim familjar, studime apo punë.
“1,857 vizë afatgjatë (vizë kombëtare) për qëndrime më shumë se 90 ditë (bashkim familjar, studime , punë)”.
Ndërsa në vitin 2021, ishin gjithsej 19 mijë e 737 qytetarë të Kosovës të cilët kanë aplikuar për vizë në kuadër të Ambasadës së Zvicrës.
“19,737 në 2021”,u tha në përgjigjen e ambasadës.
Nga afro 20 mijë aplikimeve, Ambasada e Zvicrës lëshoi gjithsej 17 mijë e 90 viza për kosovarët në vitin 2021.
Pavarësisht numrit të madh të qytetarëve të cilët janë pajisur me viza, kërkesat e qytetarëve për të lëvizur nga Kosova janë ende të larta.
Ndryshe qytetarët e Kosovës vazhdojnë të jenë të vetmit në Ballkan nuk kanë liberalizim të vizave.
Pamundësia e udhëtimit pa viza në Evropë, shpesh herë ka bërë që kosovarë të jenë edhe më të indinjuar me Bashkimin Evropian.
Shpresa e radhës për kosovarët në kuadër të liberalizimit të vizave vazhdon të mbetet viti 2024 ./Lajmi.net/