DASHI
Dashuria – 2018-a do të jetë viti i ndryshimeve të mëdha, që do t’ju lejojë të gjeni një qëndrueshmëri të mirë sentimentale, diçka për të cilën thuajse nuk shpresonit më. Plutoni do të jetë për ju një aleat i mirë, ashtu si Saturni që do t’ju bëhet një bashkëpunëtor i shkëlqyer, duke mbajtur gjithmonë anën tuaj. Dashuria do të çelë gradualisht në muajt e parë të vitit për t’u rritur dalëngadalë, si dhe për të arritur lulëzimin total në vjeshtë. Nga maji në gusht Marsi do të ju dhurojë muaj pasioni të zjarrtë. Periudha më e mirë për të gjetur gjysmën tuaj? Midis marsit dhe prillit. Periudha më romantike? Vjeshta. Jo se muajt e tjerë janë negativë, por Urani mund të jetë pak dyshues, duke ju bërë pak të hapur dhe të disponueshëm. Dhe mbi të gjitha në janar dhe në shkurt mund t’ju bëjë të humbisni lehtësisht durimin. Në të kundërt durimi është pikërisht ajo që ju duhet për të konkretizuar dhe konsoliduar një raport sentimental. Jini më largpamës.
Shëndeti dhe bukuria – Në periudhën e parë të vitit mund të tregoheni disi përtacë, duke anashkaluar kështu formën tuaj fizike. Kështu, në muajt e ardhshëm, me ndihmën e Marsit do t’ju takojë të lodheni dyfish për të rikuperuar. Nga muaji mars Mërkuri do t’i dhurojë shëndetit tuaj një vitalitet të madh. Bëni kujdes dhe mos harxhoni shumë energji për çështje pak të rëndësishme pasi diçka e tillë mund të ketë efekte “helmuese” edhe në fizikun tuaj. Mos u tregoni shumë kokëfortë dhe i detajit, sepse edhe këto ndikojnë negativisht në trupin tuaj, që në të kundërt duhet ta mbani gjithmonë në harmoni me mendjen për mirëqenien e shëndetit psikofizik. Kështu përpiquni të jeni më të qetë, edhe nëse disa situata nuk shkojnë ashtu siç ju do të donit, mundohuni t’i hidhni pas krahëve.
Puna – Një situatë e shkëlqyer lidhur me punën që në vitin 2018 do të shënojë rritje dhe zhvillime të rëndësishme. Kjo nuk do të thotë se ju duhet të pushoni mbi dafina, përkundrazi duhet të jeni gjithmonë aktivë dhe në lartësinë e duhur. Ashtu si për situatën sentimentale edhe në lidhje me punën muajt e parë do të jenë ato “të mbjelljes” dhe në vjeshtë me ndikimin e Marsit do të realizohet “korrja”, duke ju sjellë shumë sodisfaksione. Saturni do të jetë supervizori juaj i qëndrueshëm përsa i përket pulës, gjithmonë shumë mbrojtës karshi jush, dhe do të kontrollojë angazhimin dhe dedikimin tuaj në ato që bëni. Edhe Afërdita deri në maj do të jetë në anën tuaj për t’ju dhënë energjinë e duhur dhe për t’ju ndihmuar që të jeni sa më praktik.
Paratë – Jupiteri i menaxhon fitimet tuaja në mënyrë shumë të zgjuar dhe të balancuar, në veçanti kjo është e vlefshme për muajt e fundit të vitit, kur do të jetë në shenjën e Shigjetarit, duke ju dhënë një dorë për të administruar punët tuaja. Jini gjithmonë i vëmendshëm dhe përpara se të besoni në atë që ju thuhet verifikoni deri në fund. Por mbi të gjitha mos u tregoni të nxituar pasi Urani mund t’ju nxisë të bëni hapa të gabuar. Gjatë verës situata nuk do të jetë shumë e favorshme, për të arritur qëllimet tuaja, por mos u trembni nga kjo pasi në vjeshtë gjithçka do të kthehet në rrugë të mbarë. Gjatë muajve të nëntorit dhe dhjetorit parashikohet një përmirësim i gjendjes suaj financiare.
DEMI
Dashuria – Kalimi i shenjës së Uranit, midis majit dhe nëntorit, mund të destabilizojë qetësinë tuaj, duke ju sjellë ndryshime dhe të reja për të cilat nuk do të ndiheni i përgatitur ose që do të besoni se nuk kanë ardhur në momentin e duhur. Por edhe pse mund t’ju tingëllojë çuditshëm, gjërat do të vijnë në kohën e duhur dhe periudha e përshtatshme për dashurinë do të jetë nga maji deri në korrik. Gjatë vjeshtës Urani që kishte shkaktuar ndryshime në shenjën tuaj do t’ju braktisë edhe pse ju do të jeni përshtatur me to, duke i pranuar dhe konsoliduar. Kështu që mos e kundërshtoni pasi në fund ndikimi i tij do t’ju sjellë fat. Në të kundërt Jupiteri, nuk do të jetë aspak miqësor me ju, madje do t’ju vendos bastunin në rrota përsa i përket marrëdhënieve sentimentale, ndaj duhet të ndërgjegjësoheni për faktin se nëse diçka nuk shkon ashtu siç duhet, fajtori është ai. Por nga shkurti deri në qershor, do të jetë Afërdita ajo që do të mendojë për lumturinë dhe qetësinë tuaj shpirtërore, ashtu si Marsi që prej muajit mars do të jetë aleati juaj.
Shëndeti dhe bukuria – Përsa i përket shëndetit shenja juaj do të jetë e mbrojtur nga Saturni, i cili do të kujdeset me shumë përkushtim për mirëqenien tuaj. Por edhe ju duhet të angazhoheni për këtë, ndaj bashkëpunoni duke mos investuar kohë në gjëra që u shkaktojnë stres, nervozizëm apo lodhje. Duhet të mbani mirë mend që pushimi është themelor dhe ju shërben për të rifituar energjitë. Kështu duhet të gjeni kohë për t’u relaksuar. Dhe nëse në tryezë do të dini të kontrolloni oreksin, fiziku juaj do t’ju jetë shumë mirënjohës, sepse për të qenë në formë ushtrimet fizike nuk do të jenë të mjaftueshme.
Puna – Përsa i përket punës situata do të jetë e luhatshme për gjatë gjithë vitit. Do të ketë avancime, por për shkak të ndikimit të Jupiterit do të hasni edhe momente gjatë të cilave do t’ju duket se jeni duke qëndruar në vend. Pastaj për fat të mirë do të vijë Urani për t’ju sjellë të reja dhe përmirësime. Në gjithë këtë do të ndërhyjë edhe Neptuni që do të krijojë keqkuptime dhe disa konflikte në raporte me kolegët. Në këto raste duhet të përdorni diplomacinë. Dhe mbi të gjitha, në pjesën e parë të vitit, do të bënit mirë t’i dedikoheshit më shumë punës së pavarur. Marsi në shenjën tuaj do të ndikojë pozitivisht, duke ju ndihmuar të avanconi edhe pse jo me hapa të shpejtë. Jini të hapur për ndryshime në lidhje me punën edhe pse në fillim mund të ju trembin do t’ju bëjnë mirë edhe për t’u rritur profesionalisht.
Paratë – Gjatë këtij viti do të jeni dorëlëshuar, diçka që në fakt nuk e bëni shpesh pasi dini t’i jepni vlerën e duhur parasë, duke e administruar me kujdes dhe zgjuarsi. Por faji është i Uranit, i cili ju do të lumtur dhe pa shumë kokëçarje. Mbi të gjitha në pjesën e parë të vitit mund t’ia lejoni vetes, por duhet të bëni mirë llogaritë dhe të mos bëni shpenzime të tepërta. E rëndësishme është që të mos mësoheni keq pasi në gjysmën e dytë të vitit 2018, do t’ju duhet të transformoheni në një milingonë dhe të rikuperoni atë që keni shpenzuar në muajt e mëparshëm.
BINJAKET
Dashuria – Viti 2018 për Binjakët do të nis me një lajm të mrekullueshëm: Saturni më në fund është do të largohet nga shenja juaj pasi ju ka bërë të vuani për një kohë të gjatë. Situata sentimentale gjatë 2018-ës do të jetë e luhatshme e ndonjëherë kritike. Nuk do t’ju jap siguri, por ky është një fakt me të cilin jeni mësuar, ndaj nuk ka asgjë për të cilën do t’ju duhet të shqetësoheni apo të trembeni. Përkundrazi, ana tjetër e medaljes është se do të ndiheni i lirë, diçka që Binjakët dinë ta vlerësojnë. Më në fund do të mund të fitoni pavarësinë nga njerëz që edhe pse s’ju kanë dashur ju kanë mbajtur të lidhur duke ju shkaktuar vuajtje. Ky ndryshim është fillimi i rilindjes suaj. Në gjysmën e vitit me Marsin vjen momenti kur ju do ta lini veten të lirë për të përjetuar momente pasioni të vërtetë. Do të ketë shumë ndryshime pozitive, falë Uranit që do të jetë në shenjën tuaj deri në maj dhe pastaj në nëntor. Në të kundërt Neptuni do t’ju bëjë konfuz, kështu që tregohuni të kujdesshëm të mos ngatërroni zjarrin me fenerin. Do të mund të bini në kurth duke bindur veten se bëhet fjalë për një dashuri të madhe.
Shëndeti dhe Bukuria – Ky vit, në të gjitha fushat, do të jetë më i mirë se ai që latë pas, falë daljes nga skena të Saturnit. Edhe përsa i përket gjendjes fizike dhe mendore 2018-a do të sjellë përmirësime të mëdha dhe një rimëkëmbje të dukshme. Momentet e depresionit, nervozizmit apo të humorit të keq që vijnë nga vetëvlerësimi i ulët, apo ngaqë bëni një jetë monotone pa ndryshime pozitive, do të jenë kujtime të largëta. Do të jeni në humor të mirë çka do të ndikojë pozitivisht edhe në fizikun tuaj. Bëni atë që dëshironi, gëzojuni jetës në maksimum, sepse e meritoni. Edhe qëndrimi pranë familjes suaj do t’ju ndihmojë të rigjeni vetveten. Në pranverë Mërkuri do të krijojë hapësirë për ëndrrat, dëshirat, për aspiratat. Kërkoni madje edhe të pamundurën, sepse ka shumë mundësi që të realizohet.
Puna – Përsa i përket punës situata do të jetë shumë e mirë krahasuar me 2018-ën. Sigurisht, shqetësimet dhe vështirësitë nuk do të mungojnë, por do të dini si t’i përballoni me qetësi. Jupiteri do të shfaqet në shenjën tuaj në fund të nëntorit, duke krijuar kontraste dhe situate disi problematike, por pasi të keni gjetur forcën për t’u përballur me Saturnin, e gjitha kjo do të jetë shumë më e lehtë për ju. Periudhat më të mira për të ndryshuar punë apo për të marrë iniciativa të reja profesionale janë nga marsi deri në gusht. I gjithë viti do të jetë progresiv. Kini besim, mundohuni të ruani qetësinë shpirtërore dhe e filloni 2018-ën me këmbën e duhur.
Paratë – Një situatë e favorshme në punë do të bëjë të mundur që edhe financat tuaja të rriten. Sigurisht, mbi të gjitha në muajt e parë të vitit, duhet të jeni të kujdesshëm dhe të shmangni shpenzimet e tepërta, pastaj dalë nga dalë gjendja do të përmirësohet dhe mund t’i lejoni vetes diçka më tepër. Shqetësimet që gjatë viteve të kaluara ju kanë krijuar ankth tani do të zhduken duke i lënë vendin një ndryshimi pozitiv, që do të jetë i favorshëm edhe për realizimin e ambicieve tuaja.
GAFORRJA
Dashuria – Le të jemi të drejtpërdrejtë pa bërë shumë lojëra fjalësh: gjatë këtij viti Saturni do t’ju vihet kundër, e kanë kaluar të gjithë tani është radha juaj. Por mos u trembni më shumë se ç’duhet. Pasi viti 2018 do të jetë shumë i rëndësishëm sidomos për sa i përket çështjeve sentimentale, sepse, edhe pse nuk do të ndjeni fluturat në stomak, do t’ju jepet mundësia të jeni konkret dhe të finalizoni planet tuaja. Dhe kjo nuk është pak. Edhe Jupiteri, sëbashku me Saturnin, do t’ju ndihmojë të eliminoni gjërat e tepërta si raporte që nuk kanë më arsye për të ekzistuar apo histori të mbajtura zvarrë për shkak të përtacisë apo pavendosmërisë. Kështu që i thoni jo historive me ikje dhe kthime, por nëse keni raporte të cilat i vlerësoni, sqarojini menjëherë pasi do të jetë e kotë të prisni akoma. Viti 2018 është viti i vendimeve të rëndësishme, i cili do të mbajë në jetën tuaj vetëm njerëzit që kanë rëndësi për ju. Midis prillit dhe shtatorit mundohuni të mos jeni shumë idhnak me partnerin tuaj pasi mund të lodhet nga ju.
Shëndeti dhe bukuria – Jupiteri përgjatë gjithë vitit do të jetë mbrojtësi i shëndetit tuaj. Duke bërë që stresi dhe shqetësimet e përditshme të mos influencojnë në mirëqenien e shëndetit tuaj psikofizik. Por mos përfitoni pasi, veçanërisht midis muajit prill dhe gusht, mund të verifikohen disa forma inflamatore. Gjithmonë në këtë periudhë në hyrje të verës Marsi do të vendosë në provë të vështirë durimin tuaj, duke ju bërë të harxhoni energji për çështje të luhatshme, por të një rëndësie të vogël që mund t’ju destabilizojnë. Nëse vëreni që situata do të rëndohet, ndryshoni drejtim, pasi me vete keni Uranin, i cili këtë vit bën tifo për ju.
Puna – Pas një 2017-e të mbushur me shqetësime, në janar puna do të fillojë në mënyrën më të mirë, pasi Marsi në shenjën tuaj do t’ju furnizojë me energji. Më pas në maj do t’ju vihet kundër dhe energjitë do të zbehen. Do të jenë muaj shumë impenjativ, ndaj do të duhet të tregoni kujdesin maksimal veçanërisht për iniciativat tuaja profesionale. Mos u stepni nga vështirësitë, tregohuni të guximshëm pasi në fund rezultati është i garantuar. Bëni përpara edhe pse do t’ju duket se hapat që ndërmerrni nuk do t’ju çojnë asgjëkund. Qëndrueshmëria dhe maturia do të jenë pikat tuaja të forta. Në hyrje të pranverës dhe në verë do të rimerrni veten nga ana profesionale, kështu që përfitoni nga kjo periudhë pozitive për të ndryshuar atë që nuk ju pëlqen më.
Paratë – Në pranverë Mërkuri mund të largohet, kështu mos u nxitoni për të investuar në projekte që kishit prej kohësh në sirtar, duke menduar se mund të mos ia vlejë barra qiranë. Mundohuni të bëni paqe me vetveten, sepse çdo gjë ka kohën e saj. Kjo nuk do të thotë se nuk do të ketë para pasi falë Jupiterit, që favorizon shenjën tuaj paratë nuk do t’ju mungojnë. Kujtohuni se fati është në anën tuaj, edhe pse Saturni ju këshillon të jeni të kujdesshëm përsa i përket investimeve të nxituara dhe shpenzimeve të tepërta. Më mirë të kurseni dhe të prisni kohë më të sigurta dhe fitimprurëse për të ndërmarrë nisma të reja.
LUANI
Dashuria –Në dashuri ju të shenjës së Luanit që jeni kaq të zjarrtë dhe pasionantë nuk gjeni kurrë paqe. Dhe kështu këtë vit, të paktën deri në fund të verës do të hasni situata që do t’ju bënë të humbisni kontrollin, pasi do t’ju ngatërrojë në histori të pamundura që nuk kanë as fillim as fund. Por ju si shenjë pasionante që jeni do të tregoheni kokëfortë. Kur ta humbisni arsyen nuk do të jetë aspak e lehtë që t’ia dilni ta rimerrni veten në një kohë të shkurtër. Nuk ka problem, gëzojuni momenteve tuaja pasionante, pasi edhe pse do t’ju duhet pak kohë, do ta rimerrni veten e do të dilni i padëmtuar. Jupiteri nuk do t’ua bëjë të lehtë komunikimin e raportet me njerëzit që ju rrethojnë, kështu që do t’ju duhet të kultivoni më mirë lidhjet, ato të vërtetat, me njerëz të cilëve mund t’ju besoni dhe që mund të ndikojnë për mirë në gjendjen tuaj shpirtërore, sesa të humbisni kohë me njerëz të çuditshëm. Është dëshira juaj për t’u ndjerë gjithmonë të vlerësuar që ndonjëherë ju bën të bini pre e mashtrimit. Përpiquni të jeni më konkretë pasi mundësitë janë.
Shëndeti dhe bukuria – Jupiteri në shenjën tuaj do t’ju bëjë që shqetësimet të shtohen dhe si pasojë për ju do të zvogëlohet koha, që ju mund t’i dedikoni çlodhjes dhe argëtimit. Është një situatë kalimtare, jo e përjetshme, kështu që shtrojuni punës dhe mundohuni ta kaloni pa shumë ankesa. Në fund të gushtit deri në nëntor, Urani do të jetë në shenjën tuaj, duke sjellë ndryshime e të reja që ju nuk do të doni t’i pranoni, çka do t’ju bëjë të ndiheni nervoz. Duhet të jeni i kujdesshëm edhe ndaj kalimit të Marsit që, nga korriku deri në gusht do t’ju bëjë gati të padurueshëm, pasi nuk do të jeni në gjendje të menaxhoni mirë situatën me njerëzit që do t’ju gjenden pranë. Shëndeti në tërësi do të jetë i mirë dhe energjia juaj fizike do të jetë në maksimum. E vetmja gjë që duhet të mbani nën kontroll është oreksi juaj.
Puna – Këtë vit nuk do të keni probleme në punë, do të jeni të sigurt, duke punuar me gjëra konkrete dhe nuk do të hasi ulje dhe ngritje, falë Uranit që nga maji në nëntor, do të kujdeset për situatën tuaj profesionale. Edhe Saturni në shenjë do t’ju jap një dorë, duke ju bërë të jeni i saktë, i kujdesshëm, racional dhe i vendosur ashtu siç nuk keni qenë më parë. Do të përmirësohen dukshëm dhe marrëdhëniet me kolegët. Ndaj mos kini dyshime për të vazhduar atë që jeni duke bërë. Nëse keni ndërmend të ndryshoni drejtim, duhet të mendoheni dy herë, edhe pse ndryshimet mund të shkojnë mirë, duhet të jeni të kujdesshëm ndaj kthesave drastike apo tepër të guximshme që mund të dështojnë. Sidoqoftë mund të bëni gjumin e qetë pasi Afërdita është në shenjën tuaj, pothuajse për gjatë gjithë vitit, por veçanërisht nga prilli në tetor, duke ju këshilluar për mirë, si dhe duke ju bërë më pak impulsiv dhe më të aftë në nuhatjen e asaj çka është më e mira për ju.
Paratë – 2018 do të jetë shumë i mbarë përsa i përket portofolit tuaj. Plutoni do t’ju ndihmojë të arrini objektivat tuaj dhe të çoni në shtëpi rezultatin. Të ëndërrosh të bën mirë, por mundohuni të jeni gjithmonë koherentë me mundësitë tuaja dhe tregohuni të kujdesshëm të mos shtrini këmbët më shumë se sa keni jorganin. Kini besim tek Saturni do t’ju ndihmojë të tregoheni të matur, si dhe të qëndroni me këmbë në tokë.
VIRGJERESHA
Dashuria – Jeta sentimentale për këtë vit premton për mirë pasi do të keni mbështetjen e planetëve si Saturni, Jupiteri dhe Marsi. Bashkë me entuziazmin për të qenë çift dhe për t’u argëtuar me partnerin do të keni edhe energjitë e duhura, e mbi të gjitha dëshirën për të qenë i dashuruar. Kështu që erosi në veçanti gjatë muajve të nxehta do t’ju shoqërojë. Do të arrini edhe të jeni shumë pasionantë, ndonjëherë duke e lënë veten të lirë, pa u menduar shumë, çka nuk është në natyrën tuaj. Do të ketë një klimë magjike dhe romantike që do t’ju bëjë të jetoni momente të paharrueshme. E vetmja pengesë do të jetë Urani që ndoshta do t’ju bëjë pak nervoz përsa i përket marrëdhënieve shumë të ngushta, por për fat është Jupiteri ai që do t’i qetësojë ujërat. Do të jetë dëshira juaj për të vendosur pikat mbi “I” në disa raporte dhe për të kurorëzuara disa të tjera, pra u thoni po zgjedhjeve të rëndësishme, si martesa apo ardhja në jetë e një fëmije.
Shëndeti dhe bukuria – Gjatë vitit 2018 do të ndiheni mirë me veten tuaj dhe do të keni më shumë besim në aftësitë tuaja. Qetësia e gjetur do t’i bëjë mjaft mirë shëndetit tuaj fizik dhe do t’ju jap energjinë e nevojshme për të përballuar edhe çështje të pazgjidhura dhe të lëna pas dore gjatë viteve të kaluara. Tani që jeni më të fortë dhe optimist, nuk ka më asgjë të cilës mund t’i frikësoheni. Është edhe Saturni që mbron shenjën tuaj. Janari dhe gushti do të jenë muajt më të mirë për t’ia dedikuar kujdesit për trupin tuaj. Duhet t’i kushtoni më shumë vëmendje të ushqyerit dhe të keni një dietë më të balancuar.
Puna – Përsa i përket punës jeni gjithmonë preciz, të përgjegjshëm dhe të kujdesshëm. Kjo sjellje është pjesë e karakterit tuaj kështu që nuk ka asgjë që mund ta ndryshojë. Mirëpo këtë vit Jupiteri dhe Saturni si aleatë në shenjën tuaj, do t’ju ndihmojnë të tregoheni më pak të përfshirë dhe të jeni më të qetë. Më pas nga maji deri në nëntor do të jetë edhe Urani në anën tuaj. Kështu që nuk do t’ju duhet të ankoheni pasi do të jeni të pamposhtur. Do të ndërhyjë edhe Neptuni, duke ju shtyrë drejt një ndryshimi në punë. Me të arritur në këtë pikë s’ju mbetet tjetër veçse të veproni. Projektet tuaja kanë mundësi të shkëlqyera për t’u konkretizuar dhe për të marrë sodisfaksione që nuk do të vonojnë. Qershori dhe nëntori janë periudhat më të favorshme për të vepruar. Përgatituni për një vit të pasur me suksese.
Paratë – Ju nuk i lini asgjë rastësisë, në asnjë fushë, përveçse në atë financiare. Doni gjithmonë të keni siguri në atë që bëni, madje keni humbur edhe raste shumë të mira prej frikës se mos dështoni. Mirëpo tani jo më, nuk e keni më këtë frikë, jeni më të guximshëm. Në vitin 2018 siguria ekonomike është e garantuar dhe sektori financiar është premtues, kështu që veproni. Nëse keni ndonjë ëndërr në sirtar, kjo është një periudhë e mirë për realizimin e tyre. Ndonjëherë realiteti ia kalon imagjinatës. Ditët më të mira për financat janë në mes të qershorit.
PESHORJA
Dashuria –Kryefjala e 2018-ës për sa i përket dashurisë do të jetë: pavendosmëri. Kështu që duhet të përgatiteni për çdo gjë, në të mirë dhe në të keq. Marsi do t’ju shtyjë të veproni, por në të njëjtën kohë do t’ju bëjë të ndiheni i pasigurt, të mos jeni asnjëherë i bindur për një situatë apo person të caktuar. Nuk do të jeni as në gjendje të merrni një drejtim, sepse menjëherë do t’ju lind dëshira për të kthyer marshin. Atëherë më e mira do të jetë të mos merrni iniciativa të nxituara, bëni durim, pasi do të jetë Afërdita ajo që do t’ju bëjë të kuptoni se cili është rasti i duhur, që s’duhet humbur. Marsi dhe Afërdita do të jenë planetët që do të ndryshojë fatin e shenjës suaj në 2018-ën, që do të jetë dhe një vit impenjativ përsa i përket këndvështrimit sentimental, por edhe shumë i frytshëm. Neptuni do t’ju dhurojë momente romantike në dashuri qoftë në raportet e konsoliduara qoftë në ato të sapolindura.
Shëndeti dhe bukuria – Problemet që nuk i keni zgjidhur gjatë 2017-ës do t’i mbartni edhe në fillimin e vitit 2018, kështu që do të nisni jo shumë energjik. Atëherë gjëja më e mirë që duhet të bëni është të doni veten të keni shumë durim dhe nerva të ç’tendosura, por mbi të gjitha të jeni elastik dhe të qetë në rast se ndodhin të papritura. Nga maji deri në nëntor do të mund të qetësoheni, pasi Urani, i dyshimtë dhe i paparashikueshëm do t’ju një armëpushim. Gjatë këtyre muajve nuk do të keni pengesa dhe çdo gjë do të jetë nën kontroll. Nga gushti deri në dhjetor Afërdita do t’ju dhurojë një pamje tërheqëse dhe shumë energji, ndërsa Plutoni do të mendojë për të shtuar jetën tuaj “sociale”, duke ju dhënë në këtë mënyrë mundësi të njihni njerëz dhe pse jo të bini në sy. E gjitha kjo do të ndikojë për mirë jo vetëm sepse do të rrisë vetëvlerësimin tuaj, por edhe për çështjet ekonomike dhe profesionale. Përsa i përket mënyrës e të ushqyerit, tundimi do të jetë i madh, por me mundim do të mund të limitoni tepricat. Duhet t’i jepni më shumë hapësirë argëtimit.
Puna – Përsa i përket këndvështrimit profesional 2018-a do të jetë një vit me shumë angazhime, me shumë mundësi për të zgjedhur si dhe me vendime të rëndësishme për të marrë, prandaj duhet të tregoheni shumë i kujdesshëm dhe elastik për të përballuar të papriturat që mund të ndryshojnë projektet tuaja. Por ky është edhe viti i konkretizimit, kështu që rezultatet pas njëmijë peripecive do të vijnë duke ju gëzuar pamasë pasi do të lodheni shumë për t’i arritur. Nëse keni në mendje të ndërmerrni iniciativa të reja duhet të guxoni pasi do t’ju sjellin ndryshime pozitive, rritje dhe përmirësim. Edhe për ata që kërkojnë stabilitet në punë, ndonjëherë ndonjë ndryshim do t’ju bëjë mirë, është si një rilindje që heq mërzinë dhe fal gëzim dhe entuziazëm. Aftësitë dhe kurajua nuk do t’ju mungojnë, duhet vetëm të prisni muajt më të përshtatshëm që janë maji dhe vjeshta. Periudhat e tjera mbartin më shumë rreziqe pasi yjet nuk do të jenë në favorin tuaj.
Paratë – Jupiteri u premton financave tuaja një rritje falë investimeve të guximshme. Ditët e para të janarit dhe ato të gjysmës së korrikut do të jenë më favorizueset, kështu që ia vlen të tentoni pasi ka shumë mundësi që të keni arritje të suksesshme.
AKREPI
Dashuria – Nga këndvështrimi sentimental do të jetë një vit i mrekullueshëm pasi edhe Saturni do të jetë tërësisht në favorin tuaj. Edhe Afërdita dhe Marsi do të qëndrojnë në shenjën tuaj duke ju sjell pozitivitet dhe dashuri, veçanërisht prej muajit qershor. Marsi do t’ju bëjë tepër tërheqës dhe sensual, do të jetë e vështirë për të tjerët t’ju rezistojnë. Këtë ju do ta kuptoni shumë mirë, madje edhe do të përfitoni disi. Nëse jeni në çift marrëdhënia juaj do të jetë perfekte, do të keni mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e partnerit tuaj. Do të vendosni t’i mbyllni definitivisht marrëdhëniet që qëndrojnë prej kohësh të zvarritura. I thoni jo rikthimeve të “përrallave” pasi prej tyre nuk do t’ju vijë asgjë e mirë. Përsa i përket marrëdhënieve afatgjata do të merrni vendime të rëndësishme si martesë apo bashkëjetesë. Me pak fjalë ky do të jetë vitit i ndryshimeve, me siguri produktiv dhe efikas.
Shëndeti dhe bukuria – Do të jeni serioz, të kujdesshëm dhe të respektueshëm në raport me të tjerët, një pikë referimi për ata që ju qëndrojnë pranë. Forma juaj fizike mund të ketë Marsin në disfavor, prandaj duhet të tregoni kujdes të vazhdueshëm. Do të keni gjithmonë dëshirë për të reja dhe ndryshime dhe 2018-a do t’jua plotësojë dëshirën. Sigurisht me gjithë këto të papritura energjitë do të fillojnë t’ju mungojnë, kështu që bëni të pamundurën për të pasur një gjendje të mirë psikofizike. Mos i humbisni rastet për të pushuar dhe rikuperuar energjitë.
Puna – Falë Jupiterit në shenjë do të keni sodisfaksione të mëdha nga ana profesionale, si dhe dikë në krahë që do t’ju ndihmojë në realizimin e projekteve tuaja, duke mundur kështu të arrini diçka që e prisnit prej kohësh. Do të mund të gjeni zgjidhjet e duhura për çdo pengesë që do të hasni. Janë të shumta edhe ndryshimet që do të ju shoqërojnë përgjatë këtij viti. Jupiteri ju inkurajon të keni më shumë besim në vetvete dhe të nxirrni më të mirën nga situata të ndryshme. Ndërsa, Saturni do të bëjë që sodisfaksionet profesionale të mos vonojnë. Një falënderim i shkon edhe Marsit që në janar, qershor dhe tetor do të nxisë konkretizimin e projekteve afatgjata. Ndryshe ndodh me Jupiterin që e keni kundër dhe përpiqet të ngadalësojë ngritjen tuaj profesionale, por është një kundër të gjithëve, kështu që influenca e tij është mjaft e dobët.
Paratë – Situata profesionale do të jetë shumë pozitive, do të ndodhë një rilindje e vërtetë që do të sjellë përmirësime të dukshme të situatës suaj financiare. E gjitha kjo do të sjellë një nivel më të mirë ekonomik, falë punës dhe nuhatjes suaj të pagabueshme. Urani ju sugjeron, që të vendosni mënjanë një pjesë të mirë të kursimeve. Nëse ju duhen kredi, nuk duhet të hezitoni për t’i marrë, pasi falë miqësive të reja punët tuaja do të jenë shumë frytdhënëse. Tregohuni të kujdesshëm ndaj Uranit pasi mund të pengojë fatin e mirë, veçanërisht nëse keni lindur pas 25 tetorit.
SHIGJETARI
Dashuria – Më në fund Saturni nuk do të jetë më në shenjën tuaj dhe kjo për ju, ashtu si për Binjakët, është një lajm i mrekullueshëm. Yjet do të bëjnë të pamundurën për t’ju parë të lumtur dhe të dashuruar. Kështu që në horizont ka lajme të mira. Merita është edhe e Jupiterit që për fundvit kalon në shenjën e Shigjetarit por edhe e Mërkurit që do t’ju ndihmojë të kuptoni më mirë veten tuaj dhe personat që ju rrinë pranë. Në këtë pikë nuk ju ngelet veçse të përgatiteni për një jetë të bukur sentimentale. Vetëm Neptunin do të keni kundër, por nuk do të krijoj dëme të mëdha. Do të ketë ndryshime dhe të reja të cilat duhet t’i prisni krahëhapur. Nuk do të mungojnë të rejat pozitive, bazuar në dëshirën për të thelluar lidhjen me partnerin. Bëni kujdes ndaj xhelozisë që mund të krijohet në marrëdhënien në çift. Për gjëra të kota mund të prishni harmoninë e krijuar, ndaj mos u kushtoni rëndësi detajeve të vogla.
Shëndeti dhe bukuria – Dalja e Saturnit nga shenja juaj do t’ju falë qetësi dhe falë Jupiterit dëshirat tuaja do të nisin të marrin jetë. Viti 2018 do të jetë i mbushur me përplasje dhe ndonjëherë do të ndiheni pak i kuptuar. Të jesh diplomatikë është gjë e mirë, mirëpo Mërkuri ju nxit të jeni gjithmonë objektiv dhe të sinqertë në radhë të parë me veten tuaj. Kjo do t’ju bëjë të ndiheni më mirë dhe duhet të mbani mend se ata që vërtet ju duan do të qëndrojnë pranë jush, ndërsa të tjerët më mirë le të ikin. Afërdita do të mendojë t’ju përkëdhelë, veçanërisht në janar, qershor dhe vjeshtë dhe do t’ju shtyjë të tregoni më tepër kujdes për trupin tuaj që ndonjëherë tregoheni përtacë dhe e lini pas dore. Energjitë fizike dhe mendore nuk do t’ju mungojnë do të jeni dinamikë dhe plot grintë, si dhe do të tregoni një vendosmëri të jashtëzakonshme.
Puna – Puna do të jetë gjithmonë dhe më impenjative, do të jeni të ngarkuar me përgjegjësi. Duhet të rikuperoni disi atë që keni humbur vitin e shkuar me Saturnin kundër. Por do t’ia dilni mbanë. Sigurisht nuk do të mungojnë pengesat dhe vështirësitë, por as sodisfaksionet e këndshme dhe surprizuese sidomos në muajt e parë. Ju do të përpiqeni me shpirt për të realizuar një projekt të vjetër që keni në sirtar prej vitesh. Nëse keni vendosur të veproni mos u stepni nga askush dhe mos i shtyni planet tuaja 2018-a mund të jetë viti i duhur për t’i realizuar. Të reja dhe ndryshime do të ketë edhe në sektorin profesional, por edhe në këtë fushë si në dashuri, do të jenë pozitive dhe që nuk duhen humbur. Kështu që mos u frikësoni dhe mundohuni të përballoni çdo gjë me optimizëm dhe qetësi.
Paratë – Një vit pozitiv dhe për sa i përket anës financiare. Pas 2017-ës kur çdo gjë ju dukej e vështirë, tani rruga është pa pengesa. Plutoni në shenjën tuaj do të favorizojë investime dhe çdo gjë përsa i përket anës ekonomike. Do t’ju ndihmojë të zgjeroni kontaktet tuaja pasi diçka e tillë do t’ju ndihmojë për të shtuar të ardhurat. Dëgjoni edhe këshillat e një miku që di diçka më shumë se ju.
BRICJAPI
Dashuria – Këtë vit Saturni do të qëndrojë në shenjën tuaj por nuk do të jetë aq negativ sa mund të mendohet. Përkundrazi! Në fakt, ky planet, bashkë me Marsin, do të kalojë në shenjën tuaj në periudha të ndryshme (nga marsi në maj dhe nga shtatori në nëntor), duke ju bërë tërheqës, pasionantë dhe të disponueshëm kundrejt dashurisë. Ndërsa, për t’ju bërë më të ëmbël dhe romantik, do të mendojë planeti i Afërditës veçanërisht në pjesën e parë të vitit. Ngarkesa juaj sentimentale do të bëjë që me partnerin mirëkuptimi dhe pasioni të jenë në kulmin e tyre, viti 2018 do të jetë me të vërtetë viti i dashurisë për ju. Mbi të gjitha do të jeni “viktima” të dashurive me shikim të para, ndjenjave të papritura, ndërsa për ata që janë në çift prej kohësh do të jetë, si të rikthehen për të përjetuar emocionet e muajve të parë të dashurisë, plot me pasion. Periudhat më të mira për t’iu dorëzuar dashurisë janë: janari, korriku dhe shtatori.
Shëndeti dhe bukuria – Përsa i përket këndvështrimit fizik Saturni do t’ju dhurojë energji, ndërsa Urani nga janari në maj do të argëtohet, duke ju destabilizuar, duke e bërë humorin tuaj të paqëndrueshëm, ndonjëherë do të jeni të paqëndrueshëm dhe të ngadaltë e herë të tjera hiperaktiv. Mund të ketë momente tensioni dhe intolerance përballë atyre që ju rrethojnë. Mundohuni të jeni racional pasi problemi është i juaji, dhe të tjerët s’kanë asnjë faj për këtë. I thoni po aktivitetit fizik, por jo shumë intensiv dhe të lodhshme, pasi do t’ju ndihmojë edhe të shkarkoni nervat. Për fat Marsi, në kalimet e ndryshme në shenjën tuaj do t’ju dhurojë siguri në vetvete, pasion dhe optimizëm si dhe një mendje pjellore. Kështu që me pak fjalë qoftë në nivel fizik apo mendor 2018-a do të jetë një vit me avantazhe dhe produktiv. Do të ndiheni mirë, në formë, edhe pse viti do të jetë mjaft impenjativ.
Puna – Edhe në sektorin profesional Saturni do t’ju jap një dorë. Bashkë me Plutonin, do t’ju ndihmojë të arrini objektivat që i keni vënë vetes. Do të jeni të vendosur dhe si gjithmonë do t’ju shoqërojë një vullnet i pabesueshëm. Prisni muajin maj për të mbledhur frutat e lodhjes dhe angazhimit tuaj. Në përgjithësi 2018-a do të jetë një vit i mbushur me ndryshime, të reja dhe surpriza. Të qëndroni në vend pa ndryshuar jo gjithmonë është një gjë e mirë, kështu që do të jetë koha e duhur për iniciativa të reja. Jupiteri do t’ju sfidojë, por kjo nuk duhet t’ju alarmojë, sepse në fund të fundit gjithçka do të rezultojë në favorin tuaj.
Paratë – Edhe çështjet që i përkasin të ardhurave do të jenë të mbrojtura nga yjet në 2018-ën. Më në fund të gjitha pengesat e vitit të shkuar që keni hasur realizimin e projekteve tuaja do të zhduken falë angazhimit tuaj të vazhdueshëm, duke nxjerrë në dritë projekte të mrekullueshme. Përpos kësaj do të jeni të mbrojtur nga Neptuni që do t’ju ndihmojë të vlerësoni punët ashtu siç duhet. Do të jenë shumë të mirë edhe të ardhurat e fituara nga aktivitetet ekstra. Përpiquni të kurseni shuma të vogla parash nga investimet tuaja të vogla, do t’ju ndihmonin shumë.
UJORI
Dashuria – Dashuria këtë vit do të jetë paksa nën presion. Ju nuk do të jeni të qetë në çështjet e zemrës, përkundrazi përsa i përket gjendjes shpirtërore do të jeni të frikësuar dhe hezitues. Yjet do t’ju bëjnë të jeni xheloz dhe dyshues. Kjo do të ndikojë për të prishur lidhjen tuaj sentimentale ose për të krijuar pengesa në çift. Ndjesia e pakënaqësisë do të mbretërojë gjatë pjesës së parë të vitit, por më pas situata do të ndryshojë ndjeshëm. Ju në vetvete jeni të paqëndrueshëm pasi keni dëshirë të ndryshoni, keni brenga dhe nostalgji, ndiheni të zhgënjyer dhe doni të ja mbathni diku larg. Por ajo që duhet të bëni në realitet është të prisni. Të prisni që këto ndjesi negative të kalojnë dhe kthjelltësia të kthehet. Nuk mund të bëni zgjedhje të nxituara ose të merrni vendime të rëndësishme, kur çdo gjë duket e zezë. Kini durim pasi edhe pse mund t’ju duket e pamundur, dalë ngadalë retë do të zhduken dhe ju do të gjeni ekuilibrin tuaj sentimental. Neptuni ju këshillon të jeni realist dhe të qëndroni me këmbë në tokë. Ndryshimi për mirë do të vijë falë Marsit, që do të qëndrojë për shumë kohë në shenjën tuaj, duke bërë që erosi të jetë në kulmin e vet gjatë gjithë vitit.
Shëndeti dhe bukuria – Gjatë vitit 2018 nuk do të jeni në formën tuaj më të mirë psikofizike, veçanërisht fillimi i vitit do të jetë pak i lodhshëm pasi do të ndiheni të pakënaqur dhe negativë, edhe pse kjo nuk është në natyrën tuaj. Ndonjëherë u ndodh të gjithëve, mirëpo një gjendje e tillë mund të influencojë edhe në trupin tuaj duke ju bërë të ndiheni të lodhur dhe plot me dhimbje. Në anën tuaj do të jetë Urani, nga janari në mars dhe në dhjetor, i cili do t’ju ndihmojë të mbani nën kontroll stresin dhe ndjesinë e paqëndrueshmërisë. Edhe Plutoni do të ju japë një dorë duke ju mundësuar disa lehtësira dhe, nga dhjetori, Jupiteri do t’i bëjë muajt e fundit, më të bukurit për 2018-ën.
Puna – Përsa i përket situatës profesionale viti 2018 do të jetë një vit mesatar, edhe pse puna absolutisht nuk do të mungojë. Nuk do të ketë të reja të mëdha për t’ju gëzuar dhe ju nuk do të jeni shumë racional apo preciz në atë që bëni. Madje, duke u përpjekur për të arritur një objektiv mund të shkelni në dërrasë të kalbur. Kështu që tregohuni shumë i vëmendshëm dhe veproni me kujdes veçanërisht gjatë pjesës së parë të vitit. Mos u tregoni të padurueshëm përballë kolegëve apo superiorë pasi kjo mund t’ju tensionojë duke penguar kreativitetin tuaj. Zilia e atyre që punojnë me ju do t’ju bëjë nervoz. Mos u kushtoni rëndësi, lërini të shkojnë pasi janë gjëra pa kurrfarë rëndësie. Këto probleme të vogla mund të krijohen nga Jupiteri që jo gjithmonë ju krijon lehtësira në punë, përkundrazi Plutoni ju favorizon me një rritje në cilësi që mund të jetë ngritje në detyre ose edhe një punë e re.
Paratë – Të ardhurat tuaja janë të qëndrueshme, edhe pse ju do të keni përshtypjen se çdo gjë ecën keq. Në muajt e parë të vitit 2018 situata ekonomike nuk do të jetë në favorin tuaj. Kështu që duhet të tregoni më shumë kujdes në menaxhimin e punëve dhe tregohuni të vëmendshëm të mos bëni investime në periudhën midis janarit dhe marsit, ose nëse ndërmerrni iniciativa e studioni mirë situatën. Do të ishte më mirë të provoni në muajt e favorizuar nga yjet, nga tetori në vazhdim. I thoni jo kategorikisht shpenzimeve të tepërta dhe jo të domosdoshme. Në fund të vitit mund t’i lejoni vetes diçka më tepër.
PESHQIT
20. shkurt – 20. mars
Dashuria –Për të gjithë gjërat e bukura që ju do të jetoni në dashuri duhet të falenderoni Afërditën që do t’ju shohë të lumtur dhe të dashuruar. Perëndia e dashurisë pothuajse për gjatë gjithë 2018-ës do të jetë në anën tuaj dhe do të kujdeset për çështjet tuaja të zemrës. Për pjesën më të madhe do të jetë një vit i paharrueshëm. E lini veten të udhëhiqeni nga zemra juaj, do të mund t’ju lejohet çdo gjë, nga dashuritë me shikim të parë e deri në konsolidimin e një lidhjeje. Do të jeni ju që do të vendosni dhe që më në fund do të jeni në gjendje të shprehni atë që provoni pa qënë i kushëtzuar nga pengesa të ndryshme. Jeta në çift ngjyroset me të kuqe, do të marrë një kthesë tjetër, atë të bashkëpunimit, të besimit dhe intimitetit.
Shëndeti dhe bukuria – Vitin e kaluar jeni vënë në provë të vështirë pasi nuk ka qenë një periudhë e lehtë për ju, tani ka ardhur koha të rimerrni veten. Saturni ka reshtur më në fund së vëni bastunin në rrota dhe nuk do të pengojë më ëndërrat tuaja. Jupiteri, nga ana e tij, do t’ju ndihmojë të rifitoni besimin në aftësitë tuaja, por mbi të gjitha do t’ju bëjë të kuptoni vlerën e vërtetë të njerëzve. Nuk është pak të bëhesh i ndërgjegjshëm për njerëzit që duhet të mbani pranë në jetën tuaj dhe kë jo. Do të mund të rigjeni ekuilibrin me trupin tuaj, aq sa do të keni përmirësime të dukshme estetike dhe kështu do të rivendosni harmoninë midis mendjes dhe trupit. Urani në shenjë ju bën më të gjallë dhe dinamikë, do të ndiheni mirë brenda dhe jashtë, diçka që kishte kohë që nuk ndodhte. Ky gjendje e mirë psikofizike do t’ju shoqërojë për gjatë gjithë 2018-ës. Yjet ju këshillojnë të mos e lini veten tuaj pas dore, siç keni bërë në të shkuarën, por mundohuni të merrni atë që doni nga jeta. Duhet të bëni kujdes vetëm të mos e teproni me ushqimin.
Puna – Falë Jupiterit dhe Saturnit që në 2018-ën do të jenë aleatët tuaj, mundësitë për rritje profesionale do të jenë të shumta, ashtu si mundësitë për ndryshime. Do të jetë në dorën tuaj të vendosni se çfarë do të bëni por kini parasysh se yjet do të jenë në anën tuaj, pas një periudhe shumë negative tani më në fund nuk do të keni më dyshime, pasiguri apo ndrojtje. Viti do të jetë tërsisht pozitiv kështu që duhet t’i harroni pengesat e së shkuarës. Mos mendoni për ato që kanë ndodhur, shikoni përpara. Plutoni do t’ju krijojë përsëri disa pengesa, po këto nuk janë asgjë më çfarë keni kaluar gjatë 2017-ës, kështu që do të jetë shumë e lehtë për ju t’i kapërceni.
Paratë – Edhe përsa i përket financave do të ndjeni një përmirësim të dukshëm për gjatë gjithë vitit deri në nëntor. Mund t’i lejoni vetes edhe ndonjë investim veçanërisht gjatë pjesës së parë të vitit. Të ardhurat do të jenë shumë të mira, dhe niveli juaj ekonomik do të marrë një zhvillim që do t’ju habisë. Do të keni mundësi të konsolidoni kapitalin tuaj. Gjatë viteve të kaluar keni pregatitur terrenin duke mbjellë dhe tani mund të mblidhni frytet me shumë kënaqësi.