Viti 2022 për Kombëtaren e Kosovës nisi me trajner të ri. Tekniku francez, Alain Giresse më 23 shkurt u emërua trajner i Dardanëve, duke zëvendësuar të larguarin Bernard Challandes.
Giresse e nisi në mënyrë tejet të mirë eksperiencën me Kosovës, duke i zhvilluar dy miqësore gjatë marsit.
Fillimisht, “Dardanët” deklasuan në miqësore BurkinaFason 5:0, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, derisa pak ditë më vonë barazuan 1:1 me Zvicrën në Cyrih.
Por, nëmënyrë të mirë Kosova me në krye AlainGiresse nuk e vazhduan Ligën e Kombeve.
Kosova ishte pjesë e Ligës C, në grupin e 2, së bashku me Greqinë, Irlandën e Veriut e Qipron.Kombëtarja jonë nuk arriti të dal fitimtare nga ky grup, pasi qëpërfunduan të dytit.
Pas gjashtë ndeshjeve, të kaltrit e mbyllën të dytit me nëntë pikë, tre fitore e po aq humbje. Grupin e kryesoi Greqia me 15 pikë, duke kaluar tutje.
Para mbylljes së vitit, Kosova i luajti edhe dy miqësore, ku të pranishëm ishin kryesisht lojtarët që nuk kishin minuta të mjaftueshëm në Ligën e Kombeve dhe ata nga Superliga.
Dy miqësoret e nëntorit, të besuarit e AlainGiresse i mbyllën në barazim. Fillimisht luajtën 2:2 me Armeninë, e më pas 1:1 me Ishujt Faroe.
Tashmë Kombëtarja jonë i ka mësuar kundërshtarët e saj për kualifikueset e Euro 2024.
Kosova do të bëjë gara në grupin I së bashku me Zvicrën, Izraelin, Rumaninë, Bjellorusinë e Andorrën. Kualifikimet fillojnë nga 23 deri më 25 mars të vitit 2023, ndërsa do të përfundojnë nga 19 deri 21 nëntor.