Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ua ka uruar vitin e ri çdo familjeje që dha “kontribut për çlirimin e vendit dhe shtetndërtimin, familjarët e dëshmorëve dhe martirëve të kombit, invalidët dhe veteranët e UÇK-së, në veçanti familjet që nuk i kanë pranë, më të merituarit e lirisë së Kosovës”.
“Vlera e kombit tonë, është vlerë e krijuar nga më të përkushtuarit e kombit”, ka shkruar ai.
Postimi në instagram i Lladrovcit:
Në ndërrim të motmotit,
Dua të uroj çdo familje që dha kontribut për çlirimin e vendit dhe shtetndërtimin, familjarët e dëshmorëve dhe martirëve të kombit, invalidët dhe veteranët e UÇK-së, në veçanti familjet që nuk i kanë pranë, më të merituarit e lirisë së Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit, Salih Mustafës, Hysni Gucatit, Nasim Haradinajt, Pjetër Shalës.
Vlera e kombit tonë, është vlerë e krijuar nga më të përkushtuarit e kombit, më vetëmohuesit në rrugën çlirimtare, andaj, nderimi për ata që historia i shënjoi si më të merituarit e saj, është nderim për vetën tonë, të tashmen dhe të ardhmen brenda kombeve të lira e demokratike.
Miq, shokë, dashamirë, kudo ndodheni, paçi shëndet, suksese dhe lumturi. Gëzuar me urimet më të ngrohta për Vitin e Ri 2023!