Janë publikuar pamje nga Merdarja, nga ana e Kosovës, pikë kjo që po vazhdon të jetë e mbyllur shkaku që në territorin serb kah ana e Serbisë janë vendosur barrikada.
Siç shihet në pamje, nuk ka tollovi të shkaktuara si rrjedhojë e mbylljes.
Megjithatë, problemet më të mëdha kanë lindur për mërgimtarët që kanë marrë rrugën për në Kosovë, e të cilët shfrytëzojnë këtë pikë.