Vendosja e barrikadave në veri të Kosovës nga ana e bandave kriminale serbe nuk është diçka e re.
Një metodë të tillë ata e kishin përdorur në shumicën e vendeve të ish-Jugosllavisë, kur kishin luftuar kundër kroatëve dhe boshnjakëve.
Gjatë 17 gushtit të vitit 1990, serbët e Kroacisë patën bllokuar rrugët përreth qytetit Kninit, duke vendosur mjete të rënda transportuese por edhe zhavorr e drunj, në atë që quhej si “revolucioni i drunjve”.
https://youtu.be/6gZG-FlyFq4
Me veprime të tilla serbët në Kroaci dëshironin ta mbanin nën kontroll Kninin, dhe të largonin sa më shumë kroatët nga qyteti i tyre.
Më poshtë ju sjellim pamjet e televizioneve kroate, që tregojnë më mirë për këtë “traditë” të serbëve sa i përket vendosjes së barrikadave dhe nxitjes së konflikteve.
Madje serbët në Kroaci me barrikada donin të shpallnin autonominë në Knin dhe në shumë qytete tjera, por që në fund rezultoi me humbjen e luftës.
Ndryshe ka 18 ditë që janë vendosur barrikadat ilegale në pjesën veriore të vendit. Qeveria e Kosovës, Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja kanë bërë thirrje për largimin e tyre./Gazeta Papirus/
https://youtu.be/jckPShWPODI